Bota
Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera
Në Ukrainë vijojnë bombardimet. Gjatë natës pati shpërthim në Kiev dhe në qytete të tjera. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mblodhi kabinetin ushtarak për të bërë gati kundërsulmin.
“Jemi duke u përgatitur”, tha ai pa dhënë detaje të tjera.
Presidenti ukrainas do të marrë pjesë personalisht në takimin e G7 në Hiroshima, ku janë shpallur sanksione të reja kundër Moskës.
Sipas mediave të huaja, SHBA i ka dërguar mesazh: “Nuk do t’i pengojmë aleatët të dërgojnë avionë F16 në Kiev”. Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të takohen me të dërguarit special të Papës.
Në përditësim…
Samiti i G7 në Hiroshima, presidenti ukrainas udhëton të dielën për në Japoni
“Gjëra shumë të rëndësishme do të diskutohen atje dhe prandaj duhet të jetë i pranishëm presidenti ynë që është absolutisht thelbësor për të mbrojtur interesat tona,” tha Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes..