Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë, bombardime në 11 rajone

Moska pretendon se gjatë natës është vënë në funksion sistemi rus i mbrojtjes ajrore duke rrëzuar një raketë ruse në rajonin e Rostovit. Kështu deklaroi guvernatori i rajonit jugor të Rusisë, Vasily Golubev, i cituar nga Tass në Telegram, duke i kërkuar njerëzve që të ruajë qetësinë. Rajoni i Rostovit kufizohet me Republikat e vetëshpallura të Rusisë, Donetsk dhe Lugansk në Donbass. Të paktën katër shpërthime u dëgjuan gjatë natës në rajonin juglindor të Ukrainës dhe veçanërisht në Dnipro, sipas mediave lokale që citojnë zyrtarë ukrainas. Alarmi kundërajror është aktivizuar në këtë rajon dhe në 10 të tjera, përfshirë atë të Kievit. Nga ana tjetër, SHBA, Danimarka dhe Holanda do nisin të trajtimin e avionëve luftarakë F-16 të premtuara për forcat ukrainase në javët e ardhshme. Por as këta avionë dhe as armë të tjera nuk janë ‘armë mrekullie’, tha shefi i Shtabit të Përbashkët, Mark Milley, duke folur në një takim të grupit ndërkombëtar që koordinon ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të shpallin deri në 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila përbëhet kryesisht nga municione.

Në përditësim…

 

Advertisement

TRENDING