Kronike
Dyshohen për korrupsion, arrestohen dy policë në Tiranë
TIRANË- Dy punonjës policie janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për korrupsion. Arrestimi i tyre u bë pasi efektivët u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Lajmi në përditësim…
TIRANË– Dy efektivë të forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë kanë rënë në pranga pasi u kapën duke i marrë një shoferi 100 euro. Bëhet fjalë për policët A.C., 36 vjeç me detyrë detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; dhe H.Xh., me detyrë me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjatë kontrollit nga forcat e policisë, AMP njofton se këtyre efektivëve iu gjetën dhe iu sekuestruan 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.