Connect with us

Politike

Topi: Gjendje alarmante, opozita inekzistente

Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se opozita aktuale është inezistente dhe u shpreh se qytetarët nuk ka kush i përfaqëson dhe ky është një problem i madh.

Sipas Topit, opozitë nuk ka, por vetëm grumbullime njerëzisht të interesave shumë egoiste, pasi i kanë kryer hallet e tyre.

Në rast se politika vuan nga mënyra se si listohen për deputetë, opozita është në një situatë më dramatike. Në opozitë vendosen njerëz që përkufizohen si besnikë të ekstremit të kryetarit. Përfshirë, ato probleme madhore që ka opozita. Pra, opozita për të qenë i drejtëpërdrejtë, nuk ekziston dhe më mirë të mos ekzistojë në këtë mënyrë. Më mirë, e them në thonjëza se është shumë e rëndë që ta them, mbas 32 vitesh, por diçka duhet të shkojë në ekstrem në kuptimin politikë, që gjërat të kthjellohen, sepse duke menduar që ka opozitë, atëherë kujtohet një njëri të thotë që ne paskemi një sistem që ka dhe mazhorancë dhe opozitë, por në fakt opozitë nuk ka, ka vetëm grumbullime njerëzisht të interesave shumë egoiste, mbase i kanë kryer hallet e tyre. Ju e dini, të gjithë e dinë, problemi është që pengesa e madhe për të krijuar opozitën pas 32 vitesh, është drama më e madhe që ka të bëjë jo me ata, por ata nuk e kuptojnë që drama është e qytetarëve. Qytetarët nuk ka kush i përfaqëson në këtë rast, vetëm zoti mund të na përfaqësoj”, tha ai.

Politike

Komisioni antikorrupsion, Basha: Gjethe fiku për mazhorancën

Komisioni i posaçëm antikorrupsion i propozuar nga mazhoranca socialiste ka qenë temë debati në nisjen e seancës së sotme parlamentare. Lulzim Basha e konsideron këtë lëvizje të socialistëve si një “gjethe fiku”.

Lulzim Basha: Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komision që siç dihet fare mirë krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo do të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, prej më shumë se një muaji në Kuvend janë depozituar amendamentet e PD-së për të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendimet e kodit të procedurës penale. Pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim? Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se gjashtë muaj e gjysmë larg transarencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament, propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit përmes heqjes së imunitetit parlamentar? Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vetingun e politikanëve që ka që në 15 Nëntor në Kuvend? Ju terminuat në mënyrë më tinëzare komisionin e Reformës Zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale. Edhe komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për 10 muaj që i ka mbetur një mazhorance 11 vjet zhytur kokë e këmbë në komision.

Bashës iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit tha se Basha ka “paqartësi historike” pasi nuk i përputhet asnjëherë ajo që thotë me atë që bën.

Elisa Spiropali: Parafolësi përmendi këtu komisionin që do votojmë sot, të cilin ne kërkojmë, synojmë dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin jo vetëm diskutime, analiza politike të ditës, por do ta ngremë në nivelin e një komisioni që do të përfshijë dhe prodhojë një plan kombëtar jo vetëm kundër korrupsionin por edhe mbi mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit. Keni një paqartësi historike zoti Basha edhe kronike, sepse nuk ju përputhet asnjëherë ajo që thoni me atë që bëni. Ju thoni me fjalë që e mbështesni reformën në drejtësi, por kur atëherë kur nuk ishit ca pak deputetë, të katandisur si një grup i vogël si pakicë e pakicës, dhe kur ishit në krye të asaj partie, ju braktisët zgjedhjet dhe u braktisët Kuvendin për të mos votuar ligjet që rridhnin nga reforma në drejtësi. Ju flisni për vetingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit kur vetë keni dëshmuar atëherë kur ju ishit në kalë, se sot nuk keni ç’dëshmoni se sot mund të propozoni gjithçka me lehtësinë e njeriut që nuk ka asgjë në dorë, por atëherë kur i kishit ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet e gjykimet. Nuk i kishit në dorë ju, i kishte babai juaj politik, por patjetër ju ishit dakord jo vetëm për fatin tuaj, por edhe mazhorancës suaj që mbrohej me gardianët e drejtësisë së vjetër të cilën e kishit në kontroll. Vetingu në politik po bëhet nga SPAK sepse SPAK-u heton politikanët dhe është pikërisht SPAK-u që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politik pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet. Për të hetuar, për të çuar në gjykatë e për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën e siç nuk ndodhte asnjëherë kur ju ishit kaluar e pak më i ri se sot.

 

Continue Reading

Politike

Komisioni Antikorrupsion, Basha: Manovër elektorale, PD nuk bëhet pjesë

Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendit tha se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion është një manovër elektorale e kryeministrit Rama.

Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.

“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhornacë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse sëdo kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK dhe jemi gati për të bashkuar votat për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK. S’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. PD s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës”, tha Basha.

Continue Reading

Politike

Sot antikorrupsioni mbërrin në Kuvend, Bardhi: Nuk do ta votojmë komisionin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka konfirmuar se nuk do të votojnë pro për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi për gazetarët u shpreh se PS-ja nuk ka bërë asnjë konsultim në lidhje me të dhe se e kanë bërë fakt të kryer ngritjen e tij. Po ashtu Bardhi ka theksuar se ai s’mund të marrë pjesë në komision, kur nuk e di objektin e punës.

“Ne se dimë ca objekti ka ky komision, është vetëm në kokën e Ramës, i thotë opozitës këtë që kam unë në kokë udhët të jeni ju pjesë. Gjatë kohës që ne ishim në mbledhje, kryetarja e kuvendit kërkonte mbledhje me kreun e grupit dhe kryetarët dhe zv.kryetarët që përfaqësojnë opozitën. Një institucion serioz nuk mund të fusë në rend dite një komision që do duhet të jetë gjithëpërfshirës pa u konsultuar me opozitën. Kanë dalë zbuluar me talljen që po bëjnë me këtë çështje. Ne do ti përkushtohemi luftës ndaj korrupsionit dhe shtetit ligjor. Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ta nisim me luftën ndaj korrupsionit zgjedhor. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë luftë ndaj korrupsionit. Nëse e kanë seriozisht ta nisin nga kjo çështje. Në ca gjëje të marrim pjesë, një komision që s’ka objekt. Jemi fyuar të votojmë nesër një gjë që nuk e dimë ca përmban. Tregon sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Nuk kanë vullnet por duan ta përdorin për propagandë. Do duan të bëjnë sikur po konsultohen me opozitën. S’ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. Ta tërheqin të bëjnë çtë duan. Sa kohë që e kanë nisur si propagandë ditë të vazhdojnë në rrugën e tyre, ne kemi rrugën tonë, Luftë reale ndaj korrupsionit, por i korruptuari nuk mund të zotohet që do luftojë korrupsionin. Nuk e mbështesim me votë ngritjen e këtij komisioni. Kur ne s’mbështesim, si japim konsensusin se jemi ngritur si mund të marrim pjesë në një komision që e ngre siç do Edi Rama. Sigurisht që s’do shkoj, ka kaluar orari i takimit, ishte në orën 1, u shty në 2. Ishte propagandë për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve,” tha Bardhi.

Continue Reading

Politike

Dhunimi i avokatit, Vokshi: Krimi po bën ligjin në rrugë dhe në oborret e kopshteve me fëmijë

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas incidentit që u regjistrua një ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, ku katër persona dhunuan fizikisht avokatin e kreut të PD-së, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi. Në një reagim në rrjete sociale, Vokshi shkruan se krimi po bën ligjin në rrugë dhe në oborret e kopshteve të fëmijëve. Sipas Vokshit, kjo ndodh kur Policia sipas saj e quan rastin goditje e jo dhunë.

Reagimi i plotë

Kur krimi bën ligjin në rrugë, edhe në oborret e kopshteve me fëmijë; Kur Ministri i Brendshëm, në vend të kriminelëve sulmon e dënon opozitën; Kur Ministri i Drejtësisë flet si shoqëri civile pa denjuar as të dënojë si institucion dhunën;

Kur Policia nxiton ta quajë “goditje” e jo dhunë; Kur qytetarët afër ngjarjes bëjnë sehir e s’reagojnë; PËR TË MBROJTUR FAMILJEN TËNDE!! FËMIJËM TËND!!! Nesër mund të jetë rradha jonë që krimi i mbrojtur nga pushteti të na godasë me levë në kokë!! Uroj, shërim sa më të shpejtë avokatit dhe pedagogut të nderuar z. Mëngjezi

Continue Reading

Politike

Rama: Në qershor hyn në fuqi rritja e rrogave për administratën

Kryeministri, Edi Rama Ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve”. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se në muajin qershor hyn në fuqi rritja e pagave për punonjësit e administratës. Sipas tij të gjithë do kenë rritje në pagën e tyre dhe do arrijnë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro.

Ai tha se kjo nuk do të jetë fundi i rritjes së pagave, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe. Sipas kreut të qeverisë pjesa më sfiduese është edhe rritje e pensioneve, për të cilat tha se do të nisin rritjen e pensioneve më të ulëta, pasi siç u shpreh ai ka një numër pensionistësh që marrin më pak se 150 euro në muaj.

“Në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave. Të gjithë do kenë rritje në pagën e tyre dhe do arrijmë objektivin e shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Dhe kjo nuk diskutohet, qershori është muaji i fundit me këtë pagë qe keni dhe me kryerjen e të gjitha procedurave paga e radhës do jetë paga e rritur.

Është një rritje shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Nga vjet në sivjet janë 400 milionë në total që janë vendosur për kapitalin njerëzor. Patjetër që duhet më shumë, por edhe më shumë do jenë sepse nuk është një rritje që ne e shikojmë si fundin e një procesi, por është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe.

Na duhet të shikojmë pak më shumë sesi të bëjmë edhe pjesën më të vështirë, më sfiduese që është…duke filluar nga pensionet më të ulëta të rrisim mbështetje për pensionistët. Kemi një numër të konsiderueshëm pensionistë që marrin nën 150 euro. Të gjithë na e thonë, edhe FMN edhe BB edhe CC të gjithë na thonë, tek pensionet bëni kujdes së është një peshë shumë e rëndë”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING