Connect with us

Aktualitet

SONDAZHI- S’ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re shqiptarësh

Britania e Madhe ende po lufton për të mbajtur larg territorit të saj emigrantët e paligjshëm. • Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike. • Sipas një sondazhi të përgatitur nga Ambasada britanike në Shqipëri, të bazuar në 1800 familje nga Kukësi, rezulton se shqiptarët (sidomos të rinjtë) nuk e shoh të ardhmen në vendin e tyre, por në Angli. • Sondazhi në Kukës tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit. • Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët. • Ndërsa kryeministri Rishi Sunak zbuloi të hënën se numri i shqiptarëve që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. • Tashmë, qeveria ka një ligj të ri që e ka dërguar në Dhomën e Lordëve, por me shumë gjasa pritet që të mos kalojë pasi është kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut. • Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. • Kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Britania bën sondazh në Shqipëri: Të gatshëm të përballojnë rreziqet, gjysma e të rinjve duan të ikin nga vendi

SONDAZHI- S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të

Emigrante

TIRANË- Një sondazh i bërë nga Ambasada britanike në Shqipëri tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë. Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në Kukës, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun dhe të shkonin në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit.

Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët pasi rritja kryesore nga vendi nuk u materializua vitin e kaluar deri nga qershori deri në shtator, kur më shumë se 10,000 nga 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin në 2022. Kjo vjen pasi Rishi Sunak dhe Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit si dëshmi se goditja e tyre ndaj varkave të vogla po funksiononte. Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar në qershor 2022, në 151 në pesë muajt e parë të 2023.

Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.

Ata gjithashtu kanë shtrënguar rregullat për skllavërinë moderne mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin. Që kur qeveria ngriti pragun për prova, Sunak tha se përqindja e kërkesave të refuzuara ishte trefishuar pothuajse nga 12 përqind në 42 përqind. Sondazhi, i kryer nga Swiss Contact dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi se në përgjithësi 38 për qind e njerëzve në veri të Shqipërisë, një nga zonat më të varfra, donin të largoheshin.

SONDAZHI- S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të

Tabela

Nga këta 59 për qind thanë se donin të vinin në MB, vetëm 20 për qind zgjodhën Gjermaninë dhe vetëm shtatë për qind Shtetet e Bashkuara. Gati gjysma (47 për qind) e atyre që donin të vinin në MB thanë se tashmë kishin të afërm në MB. Të rinjtë shqiptarë përfaqësonin kontigjentin më të madh të atyre që donin të largoheshin për në MB. Një rekord prej 45,700 emigrantësh arritën në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar përmes Kanalit, nga të cilët një e katërta ishin shqiptarë. Shifrat të hënën treguan se afganët, irakianët dhe iranianët mbeten grupet më të mëdha pavarësisht rënieve.

Një zëdhënës i Home Office tha: Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në MB dhe punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare për një sërë çështjesh, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm. Së bashku do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të përgjuar aktivitetet e bandave të organizuara kriminale, për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë të jenë në MB dhe për të informuar migrantët për rreziqet e kalimeve me varka të vogla. Numri i mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare ka rënë me pothuajse 90% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar dhe që nga nënshkrimi i Komunikatës sonë të Përbashkët, ne së bashku kemi kthyer rreth 1800 shtetas shqiptarë pa të drejtë të jenë këtu.

Plani i ri britanik për emigrantët/ Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe (TË DHËNAT)

SONDAZHI- S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të

Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman është paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin këtë verë, pavarësisht goditjes së anijeve të vogla. Sekretares së Brendshme i është dorëzuar një studim i brendshëm, i porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.

Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në Kukës, zona kryesore në Shqipërinë veriore për emigrantët, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe,  pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit. Ndaj dhe Braverman u tha deputetëve se qeveria “nuk ishte e vetëkënaqur” pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet e Kanalit Anglez nga shqiptarët.

Një ditë më parë Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se falë marrëveshjes së Britanisë me Shqipërinë ka një ulje me 90% të fluksit të varkave të vogla me emigrantë shqiptarë që shkojnë në Angli. Po kështu, sipas Sunak, ulje ka pësuar edhe numri i aplikimeve për azil nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe.

Sipas mediave britanike, qeveria po synon që të çojë një tjetër ligj në Parlament për t’u miratuar që synon të përshpejtojë akoma më shumë procesin e kthimit të varkave dhe procedurën e kërkesave për aplikim për azil nga emigrantët, me qëllim kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Po ashtu, edhe Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind.

Edhe vetë deputetët e Rishi Sunak nuk besojnë se nuk do ta zgjidhin krizën e emigrantëve

SONDAZHI- S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të

Rishi Sunak

Problemi për Kryeministrin është se trajtimi i krizës së migracionit po duket gjithnjë e më shumë si hedhja e fundit që po i bën “zarit” për t’i dhënë sadopak frymë qeverisë së tij të rraskapitur. Por të thuash se deputetët konservatorë janë “skeptikë” në lidhje me aftësinë e tij për të pasur sukses në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, është mënyra më e butë për ta thënë.

Problemi është se shumica e deputetëve pajtohen me Nigel Farage se numri i reduktuar ishte kryesisht për shkak të motit të keq në fillim të vitit. Tashmë ata janë në pritje të rritjes së shifrave për tre muajt e dytë deri në fund të qershorit, të cilat do të tregojnë nëse ulja është tendencë rastësore prej motit, apo qeveria vërtetë ka bërë punë.

Kryeministri mund të jetë ende i detyruar të pranojë të ndryshojë marrëdhëniet e Britanisë me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Refugjatëve, si dhe të rishikojë të Drejtat e Njeriut si pjesë e “punës” për zgjedhjet e ardhshme. Gjithçka tjetër duket thjesht si një zgjidhje momentale, kur në fakt problemi kërkon një zgjidhje dramatike.

Siç e tha një konservator i Red ëall javën e kaluar: Thjesht nuk shoh që kjo të funksionojë, nuk duket se ka vullnet apo shtyllë kurrizore për të bërë atë që duhet bërë. Ndërkohë, Lordët po përpiqen të prishin projektligjin e emigracionit të paligjshëm sot me akuzën që drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin ëelby dhe kolegët e tij peshkopë.Pyetja do të jetë nëse qeveria, ajo që do t’i rezistojë Lordëve dhe do të refuzojë të pranojë amendamentet e tyre.

Çfarë parashikon ligji i ri?

Dje, Sunak i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projekligjnin e ri për ndalimin e migracionit të paligjshëm, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht, përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Projekligji pritet të shqyrtohet në Dhomën e Lartë të Parlementit, ku ligjvënësit mund të përpiqen të zbusin disa prej dispozitave të projekligjit.

Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani. Por kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Advertisement