Sport
Jo vetëm Arsenal, pas Kai Havertz dhe “bavarezët” e Bayern Munich
Pas 3 sezonesh te “blutë” e Chelsea, ku padyshim më i suksesshmi ishte sezoni 2020/2021, ku arriti të fitojë trofeun e Champions League, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube, “fantazisti” gjerman Kai Havertz duket se do të largohet nga “Stamford Bridge” këtë sezon.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermanë, pas “topçinjve” të Arsenal tashmë “fuqishëm” në garë për Havertz kanë hyrë dhe “bavarezët” gjermanë të Bayern Munich, me teknikun Thomas Tuchel, që e pëlqen shumë 24-vjeçarin.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të “bavarezëve”, këta të fundit kanë një kundërshtarë të fortë përballë si “topçinjtë” e Arsenal, të cilët në bazë të raportimeve të fundit nga mediat britanike kanë arritur akordin me lojtarin.