Connect with us

Politike

Alibeaj “u jep zgjidhje” qytetarëve: Qëndroni në shesh deri kur të vijnë zgjedhjet

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur gjatë një interviste në A2CNN ka folur në lidhje me protestën në vend duke theksuar se e vetmja gjë që e largon këtë sistem është kutia e votimit. Alibeaj nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Rama duke e quajtur atë jo një kryeministër, por një ndërmjetësues transaksionesh.

Ai tha se beson te protesta edhe te shqiptarët e ndershëm që mendjen e tyre nuk e lidhin me pushtetin dhe karrigen, pikërisht një njeri i tillë i duhet vendit sipas Alibeajt.

Ai tha që populli duhet të qëndrojë në shesh deri sa të vijnë zgjedhjet dhe të vendosin te kutia e votimit. Koha për largimit të pushtetarëve me dhunë dhe atentate ka ikur, shtoi ai.

Ka shqiptarë sot që nuk e lidhin mendjen e tyre me pushtetin. Rama nuk largohet, për konstruksionin e vet mendor, ai nuk është kryeministër, ai është një ndërmjetësues i madh transaksionesh.

Ndryshimi vjen nga kutia e votimit. Koha kur mund ta rrëzoje një kryeministër me atentat dhe me dhunë ka ikur. Ai nuk ikën, sepse ditën tjetër është në burg.

Rama dhe Berisha duan të bëjnë pazar dhe llogari, sepse e kuptojnë sa i madh është potenciali i votave, bojkoti nuk sjell ndryshim. Do të jenë përsëri po ata. Shqiptarët në zgjedhje nuk duhet t’i kenë kandidatë vetëm ata të protestës, kandidatët e pavarur të protestës, nëse ajo protestë nuk mbledh dot 3000 vota, kanë dhënë tashmë provën e parë se nuk janë as me Ramën, as me Berishën. U duhet vetëm një akt i vogël, të rrinë në shesh deri sa të vijnë zgjedhjet.

Mjafton të ecin me këtë, që kur të vijnë zgjedhjet, të nxjerrin dikë atje, një njeri të Shqipërisë së nesërme, një të ndershëm.

Nëse protesta nuk e ka këtë lloj qartësie, vetëm trysnia e forcës mund të sjellë ndryshim. Lëvizja e vetme që i mbetet Ramës do të jetë të kërkojë një vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Ai njeri i frikësuar duket shumë i fortë.“, tha Alibeaj.

Advertisement