Aktualitet
Jo vetëm Gjici/ Del një video erotike, Hoxha: Është deputet
Gazetari Artan Hoxha dhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, konfirmuan se ka nisur një “valë e nxehtë” e videove erotike të shumë zyrtarëve, ndërsa pas skandalit të kryetarit të bashkisë Safet Gjici, një tjetër ish ministër dhe deputet ka rënë pre.
Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale për të cilën pretendohet se është filmuar një një ish ministër sipas Artan Hoxhës, por nga pamjet nuk duhet qartë.
“Bëhet fjalë për një ministër dhe deputet por në pamje nuk është e qartë”, tha gazetari për videon e publikuar ditën e sotme.
“Ne na intereson ajo që ka të bëjë me interesin publik, me abuzimin e pushtetit. Në çdo rast që ka prova që implikohet në afera te tilla duhet të denoncohet, hetohet dhe ndëshkohet në bazë të legjislacionit. Në çdo rast ku shantazhohen në ambiente private dhe jetën e tyre private, këtu kemi të bëjmë me tjetër gjë, por duhet të hetohen të dyja rastet. Mua më kanë ardhur goxha raste të tilla. Së pari duhet menduar që kemi të bëjmë me dhunim të lirisë dhe të drejtave themelore dhe të privatësisë”, tha Hoxha.
Karamuço tha se ka disa ditë që është paralajmëruar dalja e një video për një ish ministër dhe deputet, por sipas tij mund të ketë të tjera.
“Pritet një një valë e nxehtë tani të kasetave që do dalin por nëse këto nuk kanë një interes publik çfarë është cenuar? Çfarë i është vjedhur nëpërmjet këtij akti këtij populli?” shtoi eksperti.
Karamuço tha gjithashtu për gruan që bëri videon në zyrën e Gjicit se mund të ketë raste të tjera të tilla me të tjerë politikanë apo zyrtarë.
“Nëse do të hapet pajisja origjinale do të dalë nëse ka raste të tjera. Aty do të kuptohet personaliteti i zonjës, nëse është e përfshirë në mënyrë të përsëritur apo është rast i veçantë”, tha ai.