Connect with us

Rajon

Godisni Beogradin, Kosova është viktima/ Akuzat e forta të Daniel Serwer

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, në një prononcim për media, ka folur për letrën që 8 senatorë amerikanë i kanë dërguar Shtëpisë së Bardhë, e në të cilën kërkojnë marrjen e masave në rast se Kosova dhe Serbia refuzojnë de-eskalimin e situates mes dy vendeve, kryesisht në Veri. Ai thotë se në Amerikë dy krahët politikë kanë konsensus për de-eskalimin dhe se vazhdimi i situatës së njejtë do të përkeqësojë gjendjen.

Megjithatë profesori amerikan thotë se nuk mendon që Kosova dhe Serbia kanë përgjegjësi të njejtë kur vjen puna tek situata aktuale, e që Serwer thotë se buron nga veprimet e Serbisë, duke filluar nga bojkoti i zgjedhjeve lokale.

I pyetur nëse ky konsensus i politikës amerikane është një shenjë që tregon se kryeministri I Kosoves duhet të reflektojë, Serwer ka thënë se është i sigurt që Albin Kurti është në dijeni për shqetësimet e amerikanëve, gjithashtu edhe presidenti serb, Aleksander Vucic. Por thotë se është një gabim serioz, që Washingtoni nuk po i dërgon mesazhe të forta edhe Beogradit.

 

Advertisement