Connect with us

Kosova

U rrëmbyen nga serbët, Osmani takohet me 3 policët kosovarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim tre policët që ishin rrëmbyer dhe mbajtur në burg nga Serbia para disa ditësh.

Ajo u ka uruar atyre mirëseardhjen në Kosovë si edhe ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, është shprehur Osmani.

Advertisement