Connect with us

Politike

Tensionet në veri, Rama: Është vërtetë shumë e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Gjatë një bisede në samitin e NATO-së në Lituani, Rama ka deklaruar se tensionet po krijojnë një palë të tretë në veri të Kosovës, e cila po fuqëzohet çdo ditë e më shumë. Sipas Ramës, kjo palë e tretë janë grupet ekstreme.

“Jam shumë i rehatuar nga fjala e presidentit Biden sot në Këshill, që foli për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor sot, në lidhje me sigurinë, ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi, të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq e vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme. Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.

Advertisement