Kosova
Kurti, pushtet autokratik/ Refuzimi për të takuar Edi Ramën, i pakuptimtë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka folur foli mbi mundësinë e një reflektimi të mundshëm nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Ai tha se tanimë koha për vendin është ndalur dhe sipas tij Kosova duhet të ishte në samitin e NATO-s, së paku në pozicionin e trajtimit për partneritet për paqe për forcat e sigurisë, por është e izoluar.
Abazi theksoi se Kosovës nuk i duhet reflektim, kurse Kurti dhe qeverisë, kthim në sinqeritet politik.
“Nëse Suedia kërkon të bëhet anëtare si pasojë e rrezikut nga Rusia, ne do duhet të ishim aty dhe të përfitonim” – deklaroi Abazi teksa dhe theksoi se Albin Kurti tenton të vendosë një pushtet autokratik në Kosovë
Pak ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në kuadër të një turi ballkanik vizitoi edhe Prishtinën, duke takuar presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca, por duke u refuzuar nga Kurti.
Për këtë refuzim të kryeministrit, Abazi tha se sipas tij, roli dominant i Shqipërisë në Rajon duhet parë si i shëndoshë edhe për Kosovën.
“Marrëdhënia jonë përveç speciale është natyrore dhe organike. Unë nuk mund të kuptoj në asnjë formë refuzimin e Kurtit për ta takuar Ramën” – deklaroi Hazi Abazi