Kronike
Atentati i Lekstakajt, viktima i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2012
Ky ishte atentati i dytë dhe i fundit që iu bë Nikolin Lekstakajt. Viktima i kishte shpëtuar një atentati edhe në vitin 2012. Në atë kohë, një sasi lënde plasëse ishte vendosur në mjetin e tij BMW X5 dhe shpërtheu gjatë lëvizjes, por nuk Lekstakaj nuk u lëndua.
Atentati i sotëm i mori jetën Lekstakajt, i cili u qëllua me armë zjarri në një market në fshatin Balldren të Lezhës. Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.
Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.
Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.