Connect with us

Aktualitet

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri.

Ai tha se 60-vjeçari ishte njoftuar mbrëmjen e së shtunës për defektin. Pasi kishte mbërritur mbrëmë dhe kishte konstatuar problemin, Beqiri e kishte lënë që të kthehej për ta riparuar këtë të dielë, sapo të zbardhte dita, edhe pse ishte ditë pushimi.

Sipas kryeplakut, elektriçisti ishte një person i respektuar në komunitet, i njohur për korrektësinë dhe përkushtimin në punë.

Advertisement