Connect with us

Sport

Mbrëmje horrori për Donnarumma: Hajdutët lidhin atë dhe bashkëshorten

Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një mbrëmje të vërtetë horrori në Paris. Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hadutët në apartamentin e tij të cilët pasi janë futur brenda kanë mundur të lidhin italianin dhe bashkëshorten e tij. Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa duke iu drejtuar një hoteli në orën 3:20 të mëngjesit së të premtes. Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërsa në krahun tjetër, hajdutët ia dolën të largoheshin duke shkaktuar një dëm prej 500.000 eurosh falë sendeve të vjedhura në apartamentin e 24-vjeçarit. Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa dyshja është ende e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Advertisement

TRENDING