Connect with us

Politike

‘Paratë e pista’/ Bardhi: Leja e kullës u dha nga Rama dhe Veliaj

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kullën 205 metër të lartë “Mount Tirana” në qendër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave, mbarapa teatrit të Operas dhe Baletit, e cila nisi të ndërtohet disa ditë më parë dhe ka shkaktuar shumë “zhurmë” tek politika.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se lejet kryesore të ndërtimit në Shqipëri jepen nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, teksa i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë, jo vetëm atë kullër, por edhe lejet për kullat dhe resortet e tjera.

Ai shkruan se brenda dy vitesh në vendin tonë janë pastruar 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit dhe kjo sipas tij, nuk mund të ndodhë pa dijenë e ramës dhe Veliajt. Bardhi shprehet se SPAK-u në këtë rast duhet të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.

Reagimi i plotë:

Qeveri—bashki-trafikantë, koha që SPAK të hetojë lejet për kullat dhe resortet!

Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.

A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë.

Këtë qendrim kemi mbajtur si grup parlamentar, edhe në korrik, kur u diskutua nisma e koleges Jorida Tabakut për të përmirësuar ligjin kundër pastrimit të parave. Nuk ka asnjë dyshim, se ata që janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk mund të pranojnë veprimin e ligjit kundër tyre. Prandaj, jemi sot vendi ku qeveria, bashkia, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre me leje ndërtimi dhe pastrimi parash. 👇

Si një nga deputetët që kam ngritur vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.

2 vjet më parë, SPAK-u hapi një hetim, pasi në përgjimet e Antimafias italiane u zbulua se lejet e ndërtimit në Tiranë jo vetëm blihen me para të pista, por ndërtimi i kullave, me firmën e Ramës dhe Veliajt, shërben për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë po bëhet me këtë hetim. Heshtja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e SPAK-ut nuk i shërben interesit publik.

Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë zë gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik.

Advertisement