Politike
Gjoba dhe vjedhje në dogana, Berisha publikon denoncimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan në Facebook se në dogana po vendosen gjoba të rënda dhe po ndodhin vjedhje të hapura. Berisha ka ndarë me ndjekësit mesazhin e qytetarit digjital, ku i tregon rastin që ndodh korrupsioni në sistemin tonë doganor. Qytetari i shqetësuar i shkruan Berishës se gjithmonë gjejnë marifete për të zhvatur biznesin.
Postimi i plotë
Gjoba të rënda dhe vjedhje të hapura në dogana.
Edhe kur kompjuteri nxjerrë dritë jeshile, malli lejohet të kalojë pasi i zoti i paguan 100000 lekë doganierit hajdut dhe gjobëvënës. Dënoj me forceën më të madhe këtë shkallë ekstreme të korrupsionit, të sistemit tonë doganor.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital
Pershendetje Doktor!
Ne dogana operohej qe kur kompiuteri e nxirte me jeshile nuk behej kontroll nga dogana , por merej malli( kamioni) dhe shkoje ne magazine. Tani edhe kur del me jeshile doganieri nuk leshon urdher clirimin pa marre 100000 leke. Nje doganier mund te kete 10 urdhera clirimi ne dite dhe merr 1000000 leke te cilat i ndan me shefat e tij. Gjithemone gjejne marifete per tr xhvatur biznesin.
Ju lutem ruaj anonimatin.
Me respekt e konsiderate te larte.