Connect with us

Kronike

FOTO+EMRI/ Dhunë në familje, i riu thyen arrestin e shtëpisë

SARANDË

Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrolleve nga Policia, nuk u gjet në banesën e tij, vihet në pranga 35-vjeçari Edmond Abazi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin:

 

 

Edmond Abazi, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Edmond Abazi i njohur me pseudonimin “Moncja”, rezulton me precedentë penalë për “plagosje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”.

Edmond Abazi

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement