Connect with us

Aktualitet

“Foltorja e urren Gaz Bardhin, le të provojë t’i thotë Berishës që je non grata nga SHBA”

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë se situata në PD është rrjedhojë e shpalljes non grata nga SHBA, të Sali Berishës. Hoxha u shpreh se pavarësisht çfarë vendos të bëjë grupi i bardhit, sa të jetë Berisha non grata dhe pa parti është një lëvizje në boshllëk. Sipas tij, kur Gaz Bardhi të thotë Berisha është non grata dhe nuk e do SHBA, ky i fundit do t’ia mbyllë derën. “Non grata i dy vendeve më të fuqishme perëndimore është aty dhe nuk lëviz, në daç të shkojë Gaz Bardhi në daç jo. E gjitha kjo ka filluar me këtë. Mendon se do më shumë Bardhin se Bashën, Berisha?  Asnjë nga Rithemelimi s’e sheh dot me sy Bardhin, Berisha s’e do Bashën se vazhdon të përkrahë Amerikën.  Kur Gaz Bardhi të thotë Berisha është non grata, kujton se Berisha do thotë Gazi e ka derën e hapur?” tha Hoxha.

Advertisement