Connect with us

Kosova

Zero njohje/ Kurti dërgon Osmanin t’i shtrijë dorën atij që e injoruan deri dje, Edi Ramës

Tema kryesore e vizitës dyditore të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Shqipëri, u duk se ishte një përpjekje për të bashkuar politikën e jashtme të të dy vendeve, por për njohësit e ngjarjeve politike, bashkimi i politikës së jashtme të Kosovës me atë shqiptare aktualisht është i pamundur.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, tha për ‘Albanian Post’ se detyrimet dhe kriteret që duhet të përmbushë Kosova dhe Shqipëria janë të ndryshme sepse, siç shtoi ai, kriteret shqiptare kanë të bëjnë me respektimin e shtetit ligjor, forcimin demokracia e brendshme, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet korrekte me fqinjët.

Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të kenë një politikë të jashtme të unifikuar sipas botëkuptimeve romantike të bashkimit kombëtar. Pengesa që nuk e lë unifikimin e politikës së jashtme, përveç detyrave të ndryshme që duhet të përmbushin të dyja vendet në arenën ndërkombëtare, sipas Kasolit, janë antagonizmat dhe dallimet që janë përkeqësuar kohët e fundit. Të gjitha këto anomali, sipas Kasollit, kanë krijuar një realitet në të cilin bashkëpunimi institucional i dy vendeve në politikën e jashtme është në pikën më të ulët të mundshme.

Gjithashtu sipas Kasollit, pushteti aktual në Kosovë është në kërkim të një rrugëdaljeje nga kurthet që i ka vënë vetes dhe për të cilat është përgjegjëse në kuadër të dialogut me Serbinë. Siç tha ai, është fare e qartë se presionet ndërkombëtare në procesin e dialogut në këtë fazë do t’ia vështirësojnë mbijetesën politikisht Osmanit dhe Kurtit, ndaj për t’u justifikuar para opinionit mund të kenë nevojë për ndihmën e atyre që i injoruan deri dje, përfshirë Edi Ramën.

“Kjo situatë mund të jetë rezultat i disa gabimeve që ka bërë qeveria aktuale në Kosovë në temën e dialogut në përgjithësi, e veçanërisht në temën e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. E gjithë trashëgimia e saj dhe rritja elektorale është ndërtuar duke kritikuar dhe demonizuar ato procese. Ajo retorikë u përdor për përfitime politike para audiencës së brendshme, por pas marrjes së drejtimit të shtetit të Kosovës, tandemi Albin-Vjosa pranoi të bëhej pjesë e atij procesi, madje duke rënë dakord për një marrëveshje si e Ohrit, pjesë e të cilit është zbatimi i asociacionit” – deklaroi Afrim Kasolli

Advertisement