Connect with us

Kosova

Takim me Stoltenberg/ Osmani: S’do lejoj që veriu i Kosovës të kthehet në fushë betejë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga ai që të bashkëpunojnë për të sjellur para drejtësisë personat që kanë kryer sulme me 29 maj në Veri të Kosovës.

Osmani, ka theksuar se në rast se persona përgjegjëse nuk sjellën para drejtësisë ata do të vazhdojnë t’i ripërsërisin veprimet e tyre.

“Nëse ka pa ndëshkueshmëri për sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve dhe gazetarëve ka rrezik që kryesit e këtyre veprave ta kuptojnë si dobësi tonë të përbashkët dhe do të trimërohen për ta ripërsëritur ato, ky ishte sulm ndaj NATO-s”.

“Ne i ofrojmë NATO-s bashkëpunim të plotë për të sjellur kryesit e NATO-s para drejtësisë, duhet të ketë llogaridhënie të thella dhe të plota”, ka thënë Osmani

Ajo ndër të tjera ka deklaruar se s’do të lejojnë që Veriu i Kosovës të bëhet “fushë betejë”.

“Që të jem e qartë Veriu i Kosovës, ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e Republikës së Kosovës. Nuk do të lejojmë që Veriu i Kosovës të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokrateve rajonalë”.

“Ne jemi të përkushtuar për ta integruar komunitetin lokal duke i ruajtura të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë”.

E para e shtetit ka thënë se Kosova vazhdon të jetë sukses historik i NATO-s, prandaj edhe ka forca të cilat e sulmojnë atë.

Osmani ka përmendur edhe padrejtësitë të cilat po i bëhen Kosovës.

“Kosova është duke përjetuar ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitim të vendit tonë në Veri dhe në shumë raste kjo ka sjellur edhe agresion siç është definuar nga të drejtat ndërkombëtare”.

“Zotëri sekretar, saktësisht sepse Kosova është sukses historik i NATO-s, ka forca keqdashëse aq të vendosura që ta sfidojnë dhe ta rrënojnë atë nuk duhet ta lejojmë këtë që të ndodh duhet që së bashku ta luftojmë atë”

“Kosova dhe rajoni rrezikohen të bëhen pika të ndezjes për shkak të keqdashjes dhe agjendës destabilizuese të duarve të zgjatura”.

Ndërsa, ka përmendur edhe rolin e NATO-s në Kosovë.

“NATO-ja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në rolin e shpëtimeve të jetëve tona dhe e falënderojmë edhe për rolin që luan edhe sot duke i ndihmuar Kosovës që të zhvillohet dhe duke i ofruar një mundësi për të jetuar në paqe”./albanianpost

Advertisement