Kronike
Makina përplaset me kamperin në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen dy vajza
Dy vajza janë plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Mabe, ku një kamper e një çifti gjerman është përplasur me një makinë tip Golf ku si pasojë kanë ngelur të plagosura drejtuesja dhe pasagjerja që ndodheshin në automjet. Burime nga spitali theksojnë se të lënduarat janë një 28 vjeçare dhe një 30 vjeçare të cilat kanë pësuar fraktura të shumta në trup, ndërsa çifti gjerman ka pësuar dëmtime të lehta. Ndërkaq autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.