Politike
Policia u kundërpërgjigj me spraj, protestuesi ndihet keq, dërgohet me urgjencë në spital
Një i ri ka shfaqur shqetësime gjatë protestës së sotme para Kuvendit. Pas tensioneve policia ka hedhur spraj, duke bërë që i riu të shfaqë probleme shëndetësore.
Më pas është shoqëruar një autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, disa persona janë shoqëruar nga policia. Pas shoqërimit të Arben Kolës, një prej organizatorëve, policia ka nisur shoqërime në masë.