LAJMI I FUNDIT
Mjeshtër i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës/ Media serbe për rolin e Radoiçiç
Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka hapur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Si fitoi kaq shumë mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës dhe a është ai luftëtari ballkanas, Pablo Escobar? Luks i fshehur në një vilë në bregun e liqenit të Gazovdës në veri të Kosovës. Pronari i objektit madhështor është Milan Radoiçic, pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon. “Besoj shumë se ai ishte mjeshtër i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës”, ka thënë Millosh Laziq, gazetar i portalit Nova.rs. Radoiçiq ishte edhe lider joformal i serbëve në veri të Kosovës, i angazhuar politikisht, nënkryetar i Listës Serbe. Së bashku me kumbarin e tij Zvonko Veselinoviq, që nga viti 2013, ai është i lidhur me shumë afera të dyshimta. Gazetari i NIN-it, Vuk Cvijiq tha se ata u gjykuan për krim të organizuar, por nuk u dënuan. “ Ata janë në listën e zezë të SHBA-së, ku shkruhet, jo vetëm për krim të organizuar dhe lëndë narkotike, por përmendet edhe vrasja e Oliver Ivanovicit” – shpjegon gazetari i NIN-it, Vuk Cvijic. Para vdekjes, vetë Oliver Ivanovic e akuzoi si njeriun që mban të gjithë pushtetin në veri të Kosovës dhe shprehu shqetësimin e tij se një njeri i tillë është konsideruar nga presidenti serb, Aleksander Vuçic, si luftëtar për mbijetesën e serbëve. Radoiçic para pak ditesh dha dorëheqjen nga Lista Serbe, teksa në vilën në Shilerova janë investuar 8.5 milionë marka gjermane, ndërtesa e Radoiçiqit është ende në pritje të një vlerësimi.