Connect with us

Kronike

Akuzohet për vrasjen e kunatit, Apeli lë në burg Gëzim Gjinin

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin e Gëzim Gjinit, i cili u arrestua në Lezhë pasi akuzohet për vrasjen e kunatit në Itali.

I akuzuari kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, e cila vendosi masën “arrest me burg”.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me miratimin e arrestimit provizor si dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale, ndaj shtetasit me iniciale G.Gj, për efekt të marrjes së kërkesës për ekstradim nga shteti Italian, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 261 (53-2023-1768), datë 11.08.2023, ka vendosur:

1. Pranimin e kerkeses.
2. Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit provizor të kryer nga policia gjyqësore ndaj shtetasit G.Gj.
3. Caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasin G.Gj.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga kërkuesi me iniciale G.Gj i cili kërkoi revokimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi: Miratimin e vendimit Nr. 261 datë 11.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, sipas njoftimit të gjykatës.

30-vjeçari u arrestua në Lezhë tetë muaj pas vrasjes së kunatit të tij në Itali.

Pas arrestimit, për 30-vjeçarin me origjinë nga Shënkolli, nisën procedurat për ekstradimin e tij në Itali, aty ku së bashku me tre persona të tjerë mes të cilëve dhe motrën e tij akuzohet për vrasjen e kunatit, Petrit Caka me thikë. Për të fshehur vrasjen Gëzim Gjini, motra e tij dhe dy të tjerë, tashmë të vënë në pranga e inskenuan ngjarjen si grabitje.

Advertisement