Kosova
Osmani e vendosur: Do të publikojmë dëshmi të reja se Vuçiç qëndron pas sulmit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë intervistës për CNN, ka thënë se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën. “Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatet tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.
Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime”, shkruajnë mediat e Kosovës.
“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do të ndihmonte Vladimir Putinin të krijojë një front të ri të luftës. Kjo ishte ajo sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviçit gjate viteve 90-ta”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
Osmani tha se çdo evidencë lidhet me liderët e shtetit serb.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet ne shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomte. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe ne takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, përfundoi Osmani.