Connect with us

Kosova

Banjska, një çmenduri e re serbe/ Shkrimi i profesorit Ljubomir Madzar

“Ekziston një marrëveshje e përgjithshme se ngjarja në Banjska, në very të Kosovës, ndër të tjera, ishte një goditje e madhe për reputacionin e Serbisë në botë, sepse ajo dobësoi pozitën e saj në negociatat me Prishtinën dhe se, nga ana tjetër, i dha ‘erë’ Albin Kurtit në kurrizin e tij, duke i ngritur  mbështetjen dhe reputacionin politik. Në të gjitha këto, mbetet ende mister se kush është iniciatori i kësaj çmendurie të re serbe në Kosovë. A është presidenti i republikës Aleksandër Vuçiç, apo e ka bërë dikush nga “personeli i tij në terren” pa diskutuar dhe kundër vullnetit të tij?” – Kështu shkruan në një editorial të ‘Danas’, profesori i Ekonomisë, Ljubomir Madzar, duke shtuar se alternative e dytë, është aq ezoterike saqë njeriu mendon se duhet menjëherë ta braktis përmendjen e saj. Por nëse është, siç do të thoshin ata që nuk e duan, se gjithçka në Banjskë u realizua sipas idesë dhe porosive të Vuçiç, menjëherë lind një pyetje e madhe dhe e dhimbshme: çfarë donte të arrinte dhe çfarë shpresonte për të arritur si rezultat? A shpresonte ai se ata pesëdhjetë burra (apo më pak), qoftë edhe të armatosur rëndë, do të ishin në gjendje të arrinin një lloj suksesi ushtarak në një përplasje me policinë e Kosovës, pajisur mirë dhe e organizuar siç i duhet një vendi të pavaruri, siç duan të thonë patriotët tanë serb, kuazi-shtet, i cili tashmë ka një çerek shekulli që, me ndihmën e vendeve demokratike perëndimore, po konsolidohet dhe organizohet. “Thonë se Ajnshtajni ka thënë që nuk është plotësisht i sigurt nëse universi është apo jo i pafund, por kjo që ndodhi, besoj me vendosmëri se kjo është marrëzi njerëzore” – shkruan Ljubomir Madzar, sipas të cilit, me këtë akt dikush i shkaktoi Serbisë dëme të mëdha në opinionin ndërkombëtar. Eshte nga te paktat gjera pa ekuivok qe shqiptoi vete Vucic ne ate fjalimin e tij “historik”.

Advertisement