Connect with us

Kosova

Përballja ndaj kërcënimeve të Serbisë, Osmani takon komandantin e ri të KFOR-it

Pas marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it duke shprehur besimin e plotë për bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Gjithashtu, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit në përballjen me sukses ndaj sfidave e kërcënimeve të hapura nga Serbia që tentojnë të cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial të vendit, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Presidentja shprehu mirënjohjen për përforcimin e trupave të KFOR-it, të cilat po i përkrahin institucionet e Kosovës në patrullim të kufirit me Serbinë. Gjeneral Ulutas, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për pritjen nga ana e Osmanit, duke theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet vendore për të realizuar përgjegjësinë e tij në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit bazuar në mandatin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

Advertisement