Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiç i tronditur, fuqitë perëndimore s’shohin më stabilitet tek ai

“Me atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë ka minuar dhe tronditur autoritetin e tij dhe fuqitë perëndimore nuk shohin më aktorin e stabilitetit tek ai” – Keshtu deklaroi në një intervistë për median serbe Danas, historiani serb Milan Protiç, duke shtuar se “Një autokrat i qëndrueshëm, si ai, mund të jetë interesant për Perëndimin, por një autokrat i paqëndrueshëm mund të jetë ose një kompleks i përshtatshëm modelimi për ta ose një njeri që i ka rënë ziles së fundit”. “E kam të vështirë ta besoj se Vucic ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ngjarjet në Banjskë, por dhe për të kundërtën nuk flas dot. Sido që të jetë, reputacioni i tij në botë, se ai është burimi i stabilitetit në Ballkan, tani së paku eshte vene ne pikepyetje dhe situate I ka shkaktuar dëme të mëdha serbisë dhe jo vetëm Vucicit”. Milan Protic u shpreh se Perëndimi perdor shenjën e barazise mes Serbisë dhe presidentit te saj dhe do të ishte e dobishme nëse Serbia në një të ardhme të afërt do të arrinte të dilte nga rrethi vicioz i autokracisë. Ai gjithashtu mendon se politika e jashtme e Serbisë do të mbetet e paqartë dhe kontradiktore dhe se asgjë nuk do të ndryshojë sepse nuk ka kapacitet intelektual për ta ndryshuar. Protiç gjithashtu beson se në Serbi ekziston një sindromë që nuk lejon të menduarit e lirë, dhe në këtë mënyrë nuk lejon formimin e një politike që do të ishte e lirë nga paragjykimet. “Mënyra se si duket Serbia nga brenda dhe sa e keqe është në një varg të tërë parametrash, e tregojnë situatat e krijuara. Pozicioni dhe statusi i saj në marrëdhëniet ndërkombëtare është dhe do bëhet gjithnjë e më keq dhe Serbia do të jetë gjithnjë e më pak e rëndësishme për Perëndimin” –  parashikoi Protic. I pyetur për pakon e masave të paralajmëruara ndaj Serbisë nga Brukseli, ai është përgjigjur se nuk pret që ato edhe nëse miratohen të shkojnë më tej se masat që po aplikohen për Kosovën dhe vlerësoi se ndoshta u shkon për shtat edhe negociatorëve ndërkombëtarë, për të rikthyer njëfarë simetrie mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë. Protic që procesi i dialogut të vazhdojë, ndoshta i ngadalësuar dhe me ndërprerje të caktuara, por edhe me presion më të madh ndaj Serbisë. “Edhe për harabelat në degët e pemëve në Beograd, është e qartë se çështja e hyrjes së Serbisë në Bashkimin Europian, varet para së gjithash nga zgjidhja e statusit të Kosovës, edhe pse unë mendoj se nuk do të ketë përparim nga asnjëra anë”

Advertisement