LAJMI I FUNDIT
Macron vijon vizitën në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj
Presidenti francez Emmanuel Macron vijon vizitën zyrtare në Tiranë, e para në historinë mes dy shteteve. Macron u prit me ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj, ku u interpretuan himnet e dy vendeve e më pas u krye kalimi para truprojës së nderit. Më pas do të mbahet një takim kokë më kokë mes dy presidentëve. Më pas Macron do t’i drejtohet kryeministrisë, ku do të nënshkruajë me qeverinë shqiptare marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Në 11:30 pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp me Ramën. Macron mbërriti në Tiranë një ditë më parë dhe e nisi vizitën e parë zyrtare me një ceremoni në Pallatin e Brigadave ku i ka dorëzuar shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Macron në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj