Connect with us

Politike

“Vuri në rrezik interesin kombëtar”/ Bido shpërthen ndaj Agron Shehajt

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e cilësoi si vepër penale veprimin e Agron Shehajt në Kuvend, pasi ky i fundit mori dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua nga salla. Bido e quajti Shehajn një ‘bufon politik” duke shtuar  se rasti është i paprecedentë dhe se ndaj kreut të Partisë Mundësia duhet të ketë ndjekje penale.

“Kjo është vepër penale, kjo që pamë sot. E kuptoj që populizmi ngjit por kur vjen fjala tek dokumenta të klasifikuara, sekret shtetëror të një niveli të klasifikimit të NATO-s. Kjo është për shoë-un e radhës por nuk e kuptoj pse-në. Këto lloj dokumentash nuk merren. Ai nuk mund të shpërndahet se përbën sekret. Ato lexohen nga deputetët dhe më pas kalohet në votim. Ka sekrete shtetërore që nuk botohen në Fletoren Zyrtare. E njëjta procedurë u zhvillua edhe në Senatin amerikan që e votoi të njëjtën marrëveshje., u shpreh Bido.

Deputeti socialist shpjegoi se marrëveshje të tilla nuk bëhen publike, pasi përmbajnë informacion të klasifikuar që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s. Sipas tij, procedura e ndjekur në Kuvend është e njëjtë me atë që zbatohet edhe në vendet aleate, duke përmendur si shembull Senatin amerikan, i cili ka miratuar të njëjtën marrëveshje sipas procedurave të parashikuara për dokumentet e klasifikuara.

Advertisement