Connect with us

Kosova

Dokumenti i fshehur poshtë tavolinës/ Ish-kryediplomati i Kosovës: Diçka po luhet…

Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës tha në një intervistë se qeveria e Kosovës dhe Kuvendi duhet të gjejnë një dalje në këtë dialog jo me Serbinë, por me Uashingtonin dhe Brukselin. Ai u shpreh se deri tani po shihet një disproporcion në marrëdhëniet e ndërkombëtarëve mes Kosovës dhe Serbisë, por theksoi se ndoshta negociata po kryhen nën tavolinë dhe larg vëmendjes së publikut. “Ndoshta ka diçka nën tavolinë, një komunikim konfidencial, po shpresoj se po ndodhin gjëra që ne nuk i shohim se nuk jemi pjesë e dialogut dhe negocimit, por ajo që shihet është një deklaratë nervoze e presidentit francez Emmanuel Macron, disa vërejtje miqësore nga Scholz dhe një insistim i amerikanëve për asociacionin, pra mesazhet e para 2 muajve nuk u ndryshuan te Perëndimi pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanti në veri të Kosovës. Selimi u shpreh se sulm i pacipë u mbrojt nga presidenti serb Aleksandër Vuçic dhe vlerësoi se nuk mund të pritet që Kosova të paguajë mungesën e demokracisë apo shpresës në Serbi. Por në anën tjetër ai po ashtu u shpreh se Perëndimi ka pak resurse të investojë shumë kohë në Ballkan. Në një editorial për gazetën londinezë, “The New European”, ish-ministri i jashtëm deklaroi se Serbia përsëri ka kafshuar më shumë se nga sa mund të kapërdijë dhe se kjo është një veçori e politikës serbe për më shumë se 100 vjet, që nga luftërat e para ballkanike në fillim të shekullit të 20-të. “Vučić gjithashtu duket se po përballet me krizën më të madhe të karrierës së tij. Ai ka mbijetuar në periudhën kur shërbeu për kriminelët e luftës siSlobodan Milosheviç dhe Vojislav Sheshel, dhe u shëndërrua në një “demokrat pro-Perëndimor”, duke lidhur marrëdhënie personale me figura të tilla si Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, por kjo “salto mortale” e fundit, i kanë vënë në rrezik gjithçka që ka” – Theksoi ish ministri I jashtëm I Kosovës. Sipas Selimit, Kosova duhet të fillojmë të përqendrohet në arritjet e veta, duke ndihmuar në përmirësimin e pozicionit të Kosovës në arkitekturën e sigurisë.

Advertisement