Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Pse po hesht Lulzim Basha? SPAK: Ai e dha lejen e ndërtimit të kompleksit Partizani në vitin 2011

Pak orë pasi Sali Berisha mori goditje nga drejtësia dhe u vu zyrtarisht nën akuzën për korrupsion, Lulzim Basha u shfaq në Dibër. Por sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Basha shpalosi vizionin e tij për reformën zgjedhore, duke zhgënjyer këdo që priste që kryetari i demokratëve të rreshtohej përkrah drejtësisë. Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar 2 vjet më parë sepse SHBA e përcaktoi të korruptuar. Asokohe nuk nguroi të fliste ftoi drejtësinë të tregonte të vërtetën. Tani që drejtësia foli me zë të lartë, fjalët i ikën Bashës. “Por përse hesht Lulzim Basah, njeriu që sot kërkon dhe vettingun e politikanëve? Për këtë mjafton t’i kthehesh dosjes së gjykatës për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, për kompleksin Partizani” “Tani të paktën e dimë se përse Lulzim Basha hesht. Heshtja e tij është kuptimplotë. Por aq sa firma e tij në dhënien e lejes mbi kompleksin Partizani, mbi dokumenta të falsifikuara dhe që sollën pasurimin brenda natës të Jamarbër Malltezit me 5 milionë euro”

Advertisement