Bota
Çfarë ndodhi? Vladimir Putin pëson ‘arrest kardiak’, gjendet pa ndjenja
Presidenti rus, Vladimir Putin dyshohet se ka pësuar një “arrest kardiak” në banesën e tij private në Moskë. Një kanal Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-insajder i Kremlinit raportoi incidentin duke thënë se lideri rus u gjet nga rojet në dyshemenë e dhomës së gjumit i shtrirë, shkruajnë mediat e huaja.
Mësohet se mjekët u thirrën menjëherë dhe më vonë ata diagnostikuan se 71-vjeçari kishte pësuar një “arrest kardiak”. Putini më pas u transferua në një strukturë të posaçme mjekësore të ndërtuar në apartament ku iu nënshtrua kujdesit intensiv, pohon burimi.
Raporti i paverifikuar vjen pas spekulimeve të vazhdueshme rreth shëndetit të Putinit mes thashethemeve për një gjendje mjekësore të fshehur prej kohësh.