Politike
GJKKO lë në burg dhëndrin e Berishës, detyrim paraqitjeje për Bektashin
Lihet në burg Jamabër Malltezin dhe arrest shtëpie Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.
Avokatët kanë pretenduar se nuk ka vepër penale, ndërsa Malltezi ka kërkuar shfuqizim të masës së sigurimit. Sipas avokatëve, në veprimet e Malltezit nuk ka vepër penale.
Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.