Kosova
Bisedime dhe vendime të vështira: Vuçiç për takimin me Ursula von der Leyen
“Me Ursula von der Leyen, do të diskutojmë të gjitha çështjet e rëndësishme për Serbinë. Do të ketë vendime edhe më të vështira, por ne e dimë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë” – Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, para takimit me Presidentet e Komisionit Europian. Ai ka thënë se do të jemi vazhdimisht nën presion për shkak të Kosovës dhe se situata sot nuk është e njëjtë si në vitin 2008.
“Fatkeqësisht, ne gjithmonë i trajtojmë njerëzit si tifozë në stadium, por duhet të kujdesemi për veten dhe të jemi të vendosur dhe të orientuar, si edhe të shikojmë se çfarë mund të marrim për Serbinë” – u shpreh Vuçiç, duke shtuar se është i habitur që disa nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është paqja në rajonin e Ballkanit për Serbinë.
Dje, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet mes tyre. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë, ajo deklaroi se do të ketë hapa të suksesshëm përpara “vetëm nëse Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet” si dhe përsëriti kërkesën e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni për themelimin e Asociacionit.
“Ftojmë Kosovën të filloi procedurën për pranimin e Asociacionit të komunave që ka mbetur si draft në bisedimet e fundit në Bruksel. Kurse Serbia duhet ta pranojë një njohje ‘de facto të Kosovës’ – theksoi Ursula von der Leyen
Ajo tha se ka biseduar me krerët e vendit edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe se “çfarë duhet bërë që ato të hiqen”.