Politike
Kush goditi i pari? PD dhe PS kallëzojnë në SPAK njëra-tjetrën për dhunë
Mazhoranca dhe opozita kanë kallëzuar ditën e sotme njëra-tjetrën në SPAK< pas tensioneve dhe dhunës mes njëra-tjetrës ditën e hënë në sallën e parlamentit.
Më herët u raportua se PS ka kallëruar në SPAK deputetin e PD, Bledion Nallbati, i cili tentoi të godasë me grusht kolegun e tij socialist, Vullnet Sinaj.
Por mesa duket opozita ka depozituar para moazhrancës të njëjt9in kallzim në SPAK, por këtë herë duke paditur socialistin Vullnet Sinaj për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”
Në shkresën e PD, e cila mban datën 31 Tetor, “pretendohet se ekzistojnë dyshime të bazuara se veprimet e tij përmbushin elemente të veprës penale të “Goditjet për shkak të detyrës””
“Qysh prej fillimit të sesionit të ri parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përballur me cënime të rënda të të drejtave kushtetuese dhe atyre ligjore dhe më konkretisht, për zgjedhjen e kryetarit të grupit parlamentar, caktimin e përfaqësuesve në komisionet e ngritura për reformën zgjedhore, si dhe me mohimin e të drejtës kushtetuese që ka pakica parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare”, shkruhet në dokumentin që mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Shkresa e plotë:
I/ E nderuar Z/Znj. Prokuror/e
Pasi jemi njohur me faktet e mëposhtme, bazuar në nenin 280 dhe 283, të Kodit të Procedures Penale, paraqesim këtë kallëzim kundër deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Vullnet Sinaj, për veprën penale të “Goditjet për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, për shkak se siç do të analizohet në vijim, ekzistojnë dyshime të bazuara se veprimet e tij përmbushin elemente të veprës penale të “Goditjet për shkak të detyrës”:
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Qysh prej fillimit të sesionit të ri parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është përballur me cënime të rënda të të drejtave kushtetuese dhe atyre ligjore dhe më konkretisht, për zgjedhjen e kryetarit të grupit parlamentar, caktimin e përfaqësuesve në komisionet e ngritura për reformën zgjedhore, si dhe me mohimin e të drejtës kushtetuese që ka pakica parlamentare për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Subjekti, ndonëse nuk ka vetëdije të plotë të elementit faktik, për rrethanat e faktit dhe cilësitë e tjera të tij, ai duhet dhe mund të kishte qenë i ndërgjegjshëm, domethënë në gjendje për të parashikuar realitetin faktik dhe pasojat e sjelljes së tij.
Figura e veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejtë. Në kryerjen e kësaj vepre penale në rastin konkret dashja e drejtpërdrejtë evidentohet në këto tre aspekte: a) dijenia nga ana e të kallëzuarit që veprimet e tij janë kryer në kundërshtim me ligjin; b) dëshira e të pandehurit për t’i kryer këto veprime dhe c) dijenia se po ushtron një lloj dhune duke e kapur nga krahu një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, apo faktit që është i zgjedhur. Ana subjektive e figurës së veprës penale zbulohet dhe qartësohet nëpërmjet anes objektive, sepse proceset e brendshme psikike dhe psikologjike jo vetëm që ngacmohen nga faktorë të jashtëm, por edhe materializohen në veprimtarin kriminale gjatë dhe nëpërmjet procesit të zhvillimit të anës objektive. Kështu, në plotësim të këtij elementi, bazuar në rrethanat e faktit dhe analizën ligjore si më sipër, ekzistojnë dyshime të arsyeshme që i kallëzuari e ka kryer veprën penale të “Goditjet për shkak të detyrës”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal, me faj, pasi provohet si elementi intelektual, ashtu edhe ai volutiv duke plotësuar kështu dhe elementin e katërt të veprës penale.
IV.
KONKLUZIONE
Në bazë të sa më sipër, nga parashtrimi i fakteve dhe analizës ligjore, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – SPAK, Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Vullnet Sinaj, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër.
KALLËZUESI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Përfaqësuar nga Kryetari
GAZMENT BARDHI