Kosova
Presidentja Osmani takohet me ambasadorin amerikan, zbardhen diskutimet
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/11/kurti.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar këtë të enjte me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.
Pjesë e diskutimeve ishin të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)