Kosova
Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës/ Vuçiç i premton popullit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo është “meritë e popullit” dhe jo e të gjithë atyre në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra se unë po bëj të kundërtën”.
“Të dashur qytetarë, të nderuar qytetarë, në çdo fushatë elektorale dëgjoni lloj-lloj gjërash, dëgjoni gjithçka. Një pjesë e mirë e tyre janë të pavërteta dhe gënjeshtra, por si President i Republikës më duhet të reagoj për një që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që unë personalisht mbështes, por ka të bëjë me shtetin dhe postulatet bazë. që udhëheqin vendi tonë” – Kështu e nisi Vucic adresimin e tij në Instagram.
Ai kujton se siç edhe thanë në fushatën e kaluar, ata kanë akuzuar se Vucic është për vendosjen e sanksioneve ndaj Federates Ruse dhe se unë jam gati të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, vetëm që të fitojë zgjedhjet.
“Unë dua që ju, popull i Serbisë, ta dini se kjo është një gënjeshtër famëkeqe. Dhe si njeri që respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë më shumë se çdo gjë dhe që do t’i përmbahet gjithmonë ligjit dhe dhe betimit, dua t’ju them se kjo është një gënjeshtër famëkeqe” – theksoi presidenti serb