Aktualitet
Arian Çani: Deputetët e opozitës duhet të rriheshin dje, ja superkurthi që i ka ngritur Rama
Gazetari Arian Çani pretendon se tensionet në Kuvend nuk ishin mjaftueshëm. Ai tha se deputetët e opozitës duhet të rriheshin aty dhe të shkonin në ekstrem. Sipas tij, kjo është e vetmja formë revolucioni që do të çonte në arritjen e synimit të opozitës. “Mediat e pushtetit këtë e kanë quajtur revolucion karrigesh dhe për hir të së vërtetës nuk është gjetje e keqe, është gjetje interesante, për një njeri si puna ime që është neutral, me asnjë palë, mua mu duk interesant ky revolucioni i karrigeve. Për mua kjo që po ndodh është krej normale dhe habitem si ata deputetë atje nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Të merresh me karrige s’është trimëri e madhe. Reagimi duhet të jetë edhe më destruktiv. Unë jam që opozitat duhet të jenë destruktive në momentin që janë të bindura se mbrojnë kauza të drejta për publikun dhe për veten e tyre,” – u shpreh Çani. Gazetari u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që një opozitë të jetë destruktive dhe është diçka normale në vendet me demokraci të zhvilluar. Çani tha se ka një super kurth që kryeministri Edi Rama ia ka ngritur Sali Berishës. Ndërsa debatonte me Manjanin i cili thoshte që qëndrimet e Ramës janë për shkak të problemeve psiqike, Çani insistonte se pas kryeministrit që nuk lëshon asgjë, fshihen arsye krejtësisht politike. “Rama është në kalkulim total. Berisha duhet mbajtur në këtë kuadër deri në vitin 2025 dhe Rama do ju thotë ndërkombëtarëve që këto po i bën një non grata. Duhen legjitimuar 100 e ca deputetë që do të marrë në 2025-sën. Fakti që ai nuk lëshon pe dhe nuk jep asgjë, ai përfiton nga kjo gjë. Në sytë e ndërkombëtarëve kush po e thyen parlamentin? Non grata, jo Berisha. Është një super kurth dhe këtu do jemi, janë të regjistruara këto gjëra dhe do i shikoni këto,” – u shpreh Çani