Connect with us

Politike

Premtimi i Aldo Bumçit: Do çohen qytetarët, dhe mjerë Rama pastaj…

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi tha se do i kërkojnë qytetarëve të reagojnë kundër qeverisë Rama, nëse nuk shohin reagim nga ky i fundit. Sipas tij, institucionet kanë pushuar së ekzistuari dhe gjithçka po ndodh në Kuvend mund të konsiderohet turp. “Kur institucionet pushojnë së ekzistuari, nuk janë më institucione, por janë godina prej tulle dhe llaçi dhe nuk i thonë më asgjë, se ajo që ndodh atje është një turp, nuk është më parlament ai, qytetarët duhet të dalin pastaj dhe të marrin në dorë fatet e tyre.  Unë uroj që shumica t’i thërrasë arsyes, Edi Rama në fakt, se nuk ka më vullnet atje, atje është një person, nuk duket që po jep shenja arsyeje që t’i lejojë opozitës të ushtrojë të gjithë funksionet e saj kushtetuese, mos të ketë më lojëra për ta kontrolluar opozitën me vendime gjykatash, me vendime të padrejta parlamenti, që do t’ju përcaktojë se kush është përfaqësuesi, me mohim të drejtash kushtetuese dhe vendi të kthehet në normalitet, kjo është thirrja jonë.  Nëse Edi Rama nuk e bën këtë, thirrja do të jetë për gjithë qytetarët, që t’i japin përgjigje një diktatori që nuk e bën më njësoj si ai në të kaluarën, por është një variant i Putinizmit,” – u shpreh Bumçi.

Advertisement