Connect with us

Kosova

Vulin nuk ka qenë kurrë agjent rus/ Vuçiç mbron non grata-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar rastin e dorëheqjes së kreut të BIA-s, ka theksuar se Aleksandër Vulin nuk ka qenë asnjëherë agjent i askujt dhe as agjent rus, por ka punuar vetëm për vendin e tij.

Ai tha për TV Pink se nuk e ka pasur të lehtë të komentojë dorëheqjen e Vulin, sepse ai është shoku i tij dhe dikush me të cilin ka kaluar shumë kohë, po gjithashtu u shpreh se nuk mund të komentonte disa gjëra sepse është i detyruar të mbaj sekrete.

Ai falënderoi Vulin për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë së Serbisë, që vendi të jetë i vetë-mjaftueshëm dhe i pavarur, që është një nga postulatet e politikës që ndjekin të gjithë pushtetarët.

“Mezi pres të punoj me të në të ardhmen. Nuk është fundi i jetës dhe jam i sigurt se nuk është fundi i sukseseve të përbashkëta”, nënvizoi Vucic

“Vulin nuk është agjent i askujt. Ai nuk është agjent i Federatës Ruse. Nuk dua të tregoj se kush është agjent i SHBA. Nuk kam të drejtë të flas për këtë, sado prova të kem. Nëse do tregoja gjithçka që di, do të duhej të hapej toka. Vulin nuk ka qenë kurrë një agjent rus dhe nëse e ka dashur gjithmonë Rusinë më shumë se Amerikën apo Britaninë e Madhe. Që ai ka punuar për dikë tjetër, është gënjeshtër” – nënvizoi Vucic.

Advertisement