Kosova
Banjska e porositur për mirë, ndryshoi politikat e Perëndimit
Kur media serbe në mesin e muajit shtator paralajmëroi shkarkimin e Aleksandër Vulin nga posti i kreut të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nxitoi ta mohojë. Tani, një muaj e gjysmë më vonë, Vulin njoftoi publikun se kishte dhënë dorëheqjen, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian “e duan kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”.
“Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe” – pati deklaruar më herët non grata i SHBA-së.
Paskësaj, presidenti serb e morri atë në mbrojtje teksa deklaroi gjatë një interviste se Vulin i ka shërbyer Serbisë, është një mik i mire i tij dhe se asnjëherë nuk ka qenë spiun I Rusisë.
Dhe teksa dorëheqja e tij është shoqëruar me shkrime të shumta jo vetëm në shtypin serb por edhe në atë rajonal, Vulin ka dale me një tjetër deklaratë.
“Refuzoj të bëhem pjesë e histerisë antiruse dhe antiserbe për shkak të çdo pozicioni public apo politik. Të mos më interesojë Republika Srpska dhe mbijetesa e saj dhe të mos besoj në pashmangshmërinë e bashkimit të serbëve dhe krijimit të botës serbe, për mua është e pamundur. Unë refuzoj të heq dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe vëllazërisë me Rusinë. Dorëheqja ime ishte një fitore e vogël për SHBA-në dhe BE-në, por edhe një fitore e madhe për mua sepse dëshmova se për Serbinë dhe popullin serb ia vlen çdo sakrificë. Sakrifica ime është e vogël në krahasim me madhësinë e ikonave që unë mbroj”.
Bojan Elek, zëvendësdrejtor i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, tha se Vulin sigurisht që është detyruar të japë dorëheqje.
“Ai ishte nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por tani pas sulmit në Banjskë, duket se për të ranë kambanat e mortit. Ai incident ndryshoi shumë gjëra dhe rriti presionin ndërkombëtar për çështjen e Kosovës” – theksoi Elek.
Slavica Radovanović, ish deputete në parlamentin serb, dorëheqjen e Vulin e sheh kryesisht si një manovër të Vuçiçit, por edhe se largimi i tij nuk do ta afrojë Serbinë me standardet demokratike.
Vulin nuk e fshehu kurrë simpatinë e tij për Rusinë. Megjithatë, duke gjykuar nga deklaratat e gazetarit dhe politikanit opozitar rus Vladmir Kara-Murza, simpatitë e Vulin kishin një dimension më konkret. Sipas tij, Vulin ka përgjuar atë dhe anëtarët e opozitës ruse gjatë një takimi në Beograd, pastaj informacionin dhe transkriptet e bisedave, i përcolli në Moskë dhe se prej kësaj, Vladmir Kara-Murza u dënua me 25 vjet për tradhti të lartë ndaj atdheut për kritikimin e pushtimit rust ë Ukrainës.
Por analistët mendojnë se dorëheqja e Aleksandër Vulin, nuk ishte vetëm rezultat i presionit për shkak të aktiviteteve kriminale të tij, por edhe rezultat i kolapsit total të politikës së jashtme të Aleksandër Vuçiçit.