Connect with us

Shkrime

Me reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve, Albin Kurti po rrëshqet në tradhti!

Nga Hisen Berisha

Asnjë nga deputet, që morëm pjesë në seancë nga opozita, nuk e kemi lexuar draft propozimin, ndërsa u mbajt seanca për raportim nga Kryeministri. Pra, kjo dëshmoi se seanca i shërbeu Albin Kryeministrit alias “Dawid Koperfildit “ që ta shpërndaj pelerinën e mashtrimit. Konfrontimi në terren te duke krijuar tensione permanente dhe largim nga marrëveshjet me pretekstin se, po e ruaj republikën nga shitja që ia bëri Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Ironizimi se Serbia po ju lypë juve, që nënkupton e lyp Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjë që s’ka sens, se përndryshe ata s’do të ishin në Hagë, ku po akuzohen me dëshmi të inskenuara nga prokuroria serbe e ruse, shërbimi sekret serb edhe nga ministrat e qeverisë Kurti. Këto janë taktikat neokomuniste anti shtet me qëllim të ruajtjes së statusqos, e cila siç na kanë konfirmuar të gjithë miqtë, i konvenon vetëm Viçiqit e Putinit. Serbia shkoj në zgjedhje të parakohshme, sepse marrëveshjet dhe draft statuti i pesëshes që e keni pranuar, i ka përmbushë synimet e tyre për de funksionalizimin dhe zhbërjen në proces të shtetit të Kosovës.
Unë pres që sapo atje të mbarojnë zgjedhjet, të shkoj edhe Kosova në zgjedhje dhe kështu të plotësohet mozaiku i përfitimit në kohë, edhe çështjet të mbesin këtu ku janë, në mënyrë që të përfitoj Putin nga statusquoja e dakorduar nga katërshja në tavolinën e bisedimeve, asnjeri nga të cilët, nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Duket se milionat e Martin Berishajt, aferave korruptive si në diplomaci, energji, rezerva shtetërore, i blenë këta si Vetëvendosje dhe Albinin, me qëllim që me vendime e marrëveshje të dëmshme, të ruani statusquonë në procesin politik me Serbinë. Pra, tri vjet qeverisje asnjë njohje për Kosovën; FSK e dëbuar nga Defender 23 dhe pa mbështetje; Asnjë marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar; Serbia lëvdohet e përkëdhelet, nuk dënohet madje as kur me grupe të armatosura ushtarake sulmon e vret oficerë policie të Republikës së Kosovës në detyrë;
Kosova në sanksione, kriza ekonomike, inflacion, dhe largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. Prandaj, në një mozaik të tillë ka qenë e pritur se, kjo seance ti shërbej Kurtit, për të thënë edhe një herë ”s’ka zajednicë sa të jam unë kryeministër, se për ju moti ish krijua”! Pra, këtu po legjitimohet falimentimi i Kosovës edhe po dëgjojmë lëvdim se ky patrioti e shpëtoj vendin nga shitja e paraardhësve “kriminel” të UÇK-së, të cilët tashmë i ka mbyllur thellë në burgjet e demokracisë perëndimore për gjoja krimet e tyre të kryera gjatë 1998/2000! Prandaj, siç po duket, Serbia të ka pritur Kurtin e sojin e tij, edhe e ka ndihmuar ardhjen e tyre në pushtet si pjesë të agjendës ruso – serbe anti shtet i Kosovës. Nga ajo çfarë lanë të kuptohet draft-statuti pritet të jet kombinim i modeleve jashtë kushtetuese si FES, kanë marrë elemente të Statutit të Beogradit dhe shkatërron karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Askund nuk flet për shtetin e Kosovës, operon në vakum juridik, si të mos kishte Kosovë fare. Nuk shtrohet çështja veç e kundër kushtetutshmërisë, por edhe e shkallës së distancës së kwtij drafti nga çdo gjë që lidhet me Kosovën. Pra, brenda një tetë vjeçari do ta kemi një territor të pavarur plotësisht nga Kosova. Sa do që ekspertët e huaj e kanë marrë parasysh rendin kushtetues të Kosovës, asnjë organ i Kosovës nuk ka kompetencat ndaj “zajednices”. Autonomia serbe, që po konsolidohet në territor, është e vetmja që nuk do të mund të shpërbëhet nga askush. Kosova dhe organet e saj nuk e kanë më asnjë ndikim. Gjykata Kushtetuese nëse gjendët ndonjë modalitet të dërgohet ky draft-statut, meqë është përjashtuar me aneksin e Ohrit, duke ja kaluar BE apo arbitrazhit, do ta jep dritën jeshile për implementim, sepse statuti operon jashtë marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 dhe krejt në kundërshtim me aktgjykimin e vitit 2015, për çka thjesht mund të shpërfillet nga Gjykata, duke thënë se i referohet një situate krejt tjetër, që ka krijuar Kurti me reformatimin e dialogut e marrëveshjeve. Ky Statut, ka statusin e një Kushtetute serbe. Për ketë, Kurti po thotë të vërtetën, sepse Ohri dhe draft-Statuti rregullojnë AUTONOMINË SUBSTANCIALE të serbëve të Kosovës, ku hyn edhe statusi i “zajednices” dhe statusi ekstra territorial i Kishës Ortodokse Serbe. Asgjë të pavërtetë ky nuk po thotë! Kisha Serbe do formalizohet, ashtu që puna e saj të jetë sipas ligjeve serbe. Këtë e konfirmoj edhe Kryeministri dhe ua ka garantuar me Planin Brukselit, Aneksin e Ohrit si dhe interpretimin modern evropian. Krejt tjerët para tij, kanë bërë marrëveshje dypalëshe Kosovë – Serbi, kurse Albini njëanshëm me ligj, do ia rregulloj statusin “zajdenicës” e kishës, dhe asnjë organ shtetëror përveç tij nuk ka marrë pjesë në te. Kur të zbardhet për publik drafti, do t’i shohim këto pa asnjë ekuivokë. Ku, ka marrë guximin Albini të kryej kaq shumë punë për akomodim të interesit nacional serb, është pyetja që duhet të shtrohet dhe që duhet të na shqetësoj!? Përmes këtij dialogimi “made in” Kurti & Co, çdo herë e më shumë jemi duke iu afruar Serbisë, jo e kundërta. Shqetësim bën fakti se ky ka kaluar nëpër shumë situata tashmë, nga të cilat mund të jet i shantazhuar! Ndaj dua t’ia adresoj pyetjen në vijim:
Kryeministri ka qenë i burgosur i regjimit fashist të Milloshevicit për shkak të veprimtarisë së tij. Duke marrë parasysh se, në burg ka shkuar si pjesë e zyrës së UÇK-së, që ka funksionuar hapur në mes të Prishtinës, kur po zhvillohej lufta UÇK me Forcat e Serbis. Pa dyshim, se ka qenë shumë i torturuar në burgjet e Serbis, siç ka dëshmuar vet e shumë të burgosur miq të tij.
Këto tortura uroj të mos janë pjesë e shantazhimit që i bëhet, sepse nuk ka arsye të shantazhohet për ketë, sepse nuk është fajtor për çka të ka ndodhur. Apo mbase Kryeministri është i shantazhuar nga GEN! Sepse, doli hapur në mbrojtje të Ambasadorit Berisha, në aferën GEN. I bëj thirrje Kryeministrit, edhe nëse shantazhohet me ketë aferë, mos e prano, se po të amnistojmë. Veç mos i bë dëm vendit! Ia kujtoj kryeministrit, se si e akuzonte Presidentin Thaçi, se është duke u shantazhuar me specialen, dhe u pa se ai nuk ishte i shantazhur, prandaj është në burg. Kryeministri kur ishe në opozitë na binde se “zajednica” është shumë e keqe, sepse Kosova humbë 1/3 e territorit. Prandaj, pozita atëbotë, edhe pse PDK me partnerin e saj kishte 2/3 e votave në Kuvend dhe presionin nga partnerët (ju kujtoj sekretarin e shtetit z. Joh Kerry, në aeroportin e Prishtinës), megjithatë nuk e bënë “zajednicen”, sepse ti na binde.
Prandaj kryeministër mos ia sjell ketë të keqe vendit.
Rezisto, se po të mbeshtesim! Sille ligjin e marrëveshjes për normalizim, të vitit 2013, ta shfuqizojmë ligjin, në do ta votojmë. Kështu edhe e përmbushë synimin e akterëve në tavolinën e dialogut për një statusquo, që po ju duhet kaq shumë Kurtit e Vuçiqit, për Rusinë. Sipas draft-statutit të pesëshes për “Zajednicen/Bashkësinë” (që dallon nga asociacioni si OJQ, ngase “bashkësia” është organizim i ri administrativ-territorial i Kosovës) me “vete menaxhimin”, të cilin e drejta ndërkombëtare politikisht e interpreton si “dëshirë e një grupi etnik për autonomi ose pavarësi brenda një shteti të caktuar”. Por, Ju po e prezantoni se asociacioni qenka në harmoni me kushtetutën, atëherë pse nuk po kërkon falje ndaj popullit të Kosovës, që ja humbe këtij vendi 10 vjet zhvillim, 10 vjet mundësi për levizje të lirë, 10 vjet stopim nga mundësia për integrime Euro -Atlantike, etj. Të gjitha këto rrethana tensioni, që po i krijon e që po shpërfaqen me grevën e minatorëve, protestën e njësive elitare të Policisë që kanë paralajmëruar serish të futen në grevë, ligjin e buxhetit që me këtë shpërfaqje në propagandën pararendëse, duket si edhe një vit agjërimi buxhetor, e rritjen qesharake të pagave në të gjithë sektorët, heq pushtetin, pra 23 deri 25, përkatësisht 80 euro për pushtetarët, duhen parë edhe nëse mund ti shërbejnë krijimit të një “24 Shtatori” tjetër, për të krijuar pretekst për ta implementuar “zajednicën” (me vete menaxhim) me paketim të ri. Këta e hoqën njohjen dhe ndryshimin e kushtetutës për Serbin, si kushte në marrëveshjen finale dhe e pranuat “zajednicen” me vete menaxhim, që de fakto është autonomi territoriale e politike. Edhe në Bruksel ua krijuan nga një “çengel” përfaqësuesve shtetëror pjesë e skenarit, për Serbin (njohja) dhe një për Albinin (zajednica/bashkësia), që të dyja palët të kenë arsye për moszbatim. Veç bënë show televiziv, u takuat e nuk nënshkruan asgjë!?
Përkundër faktit se janë dakorduar për të zbatuar detyrimet nga Plani Brukselit dhe Aneksi Ohrit, që të dyja në dëm të Kosovës. Pastaj, nxorët margaritarët e mashtrimit retorik,
Jo, Kurti e shpëtoj Kosovën! Jo, Vuçiqi se njeh Kosovën! Këto janë taktikat tipike sllave, për konsum politik elektoral! Edhe spekulimi se u sigurua njohja “de fakto”, si kushtëzim siç u pretendua, në shkëmbim për modelin e bashkësisë/zajednices, po ua them se, nuk prodhon siguri afatgjate, ngase kjo varet nga vendimi i palës që e ka forcën që ta ndryshoj gjendjen faktike, pa bazë juridike. Faktikisht, njohja “de fakto” në mes Serbis e Kosovës, ekziston që nga Marrëveshja teknike -ushtarake e Kumanovës e përligjur në Kushtetutë, me Pakon Ahtisari, Deklaratën e Pavarësisë, Flamur e brezin e sigurisë, tokësor 5 km dhe ajror 25 km. Por, ajo çfarë mori obligim Serbia është pranimi i gjëndjes “de fakto” në raport me Kosovën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare e BE, pasi të implementohet “zajednica” në versionin e vete menaxhimit, që ja sollën këta Kosovës. Kjo gjendje e njohje de fakto, faktikisht është humbja nga Kosovës të 1/3 së territorit.
Shto kësaj edhe piken 7 të Planit dhe kushtëzimet e Aneksit dhe faktin se ky është një “zajednice” e hapur, për integrim të lokaliteteve tjera nëpër Kosovë, që do ta bëjnë regjionalizimin, de funksionalizimin kushtetues e institucional dhe humbjen e karakterit unitar të shtetit. E çdo marrëveshje që cenon integritetin territorial e sovranitetin politik, është tradhti. Pra, pa njohjen de jure dhe heqjen e Kosovës nga kushtetuta e Serbis, siç i parashihte Artikulli 35, kushte të cilat këta, ja hoqën Serbisë me Aneksin e Ohrit, nuk mund të ketë përmbyllje të konfliktit politik Kosovë – Serbi. Mjaft me mashtrime Albin Kurtit. Tani më je letër e lexuar bashkë me dëmin që po i bën vendit dhe interesave kombëtare.
Kryesia e Kuvendit ta kthej qeverinë në përgjegjësinë e saj për krejt këto ngjarje të zeza që ua ka sjellë shtetasve të Republikës së Kosovës!

Shkrime

Kosova ‘ndez zjarre’ rreth NATO-s, shtyhet njohja

“Politika e sigurisë dhe rrymat gjeopolitike në Ballkan janë prioritet më i lartë për Perëndimin sesa procesi i njohjes së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE” – keshtu ka vleresuar Belzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

Ai beson se Parlamenti Evropian nuk do të ndryshojë kurs pas zgjedhjeve, dhe se rrymat gjeopolitike mund të ndryshojnë pas zgjedhjeve në SHBA.

“Është e vështirë të dihet se cilat do të jenë rrymat e reja gjeopolitike. Një nga supozimet që mund të ndryshonte disi diçka, do të ishte zgjedhja e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh profilin politik jokonvencional që ai ka. Persa i përket zgjedhjeve evropiane, vetë Parlamenti Evropian ndoshta nuk do ta ndryshojë politikën apo kursin e tij, sepse shumica që kanë është edhe ish-shumicë” – deklaroi analisti nga Prishtina, duke shtuar se ajo që ndoshta do të ndryshojë, është situata në nivel kombëtar.

“Për shembull, do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në Francë dhe mund të pritet që Marine Le Pen të fitojë, kurse në Gjermani, socialdemokratët mund të humbasin pushtetin. Pra, shohim se e djathta ekstreme shpreson të marrë pushtetin në vendet kryesore të Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por është e vështirë të dihet nëse do të ndryshojë rendi politik, gjeopolitik dhe botëror” – u shpreh analisti

Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ai beson se bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe nuk e përjashton hapjen e disa “çështjeve të vjetra” si të ishin të reja.

“A do të ketë ende nevojë për zbatimin e Unionit të Komunave Serbe apo do të ndryshojë diçka në një rend të ri gjeopolitik… A do t’i kthehemi ndoshta disa ideve për ndryshimin e territorit apo korrigjimin e kufirit? Viti është ende i vështirë, dhe asgjë nuk dihet” – theksoi Belzim Kamberi

Duke komentuar idenë e profesorit dhe analistit amerikan Edward Joseph që presidenti amerikan të caktojë një të dërguar special për njohjen e Kosovës, ai tha se aktualisht është e pamundur, para së gjithash për shkak se Biden është në fund të mandatit të tij.

“Kjo do të jetë e mundur nëse Biden fiton zgjedhjet. Politika e sigurisë dhe rrymat gjeopolitike në Ballkan kanë prioritet më të lartë se procesi politik që rrethon njohjen e Kosovës nga jo-njohësit në BE. Pra, mendoj se, nëse ka një lloj dinamike më të madhe, mendoj se mund të jetë më shumë në kontekstin e përfshirjes së Kosovës në aleancën e NATO-s për shkak të rrethanave të sigurisë që ekzistojnë dhe që mund të destabilizojnë edhe Ballkanin” – potencoi analisti duke shtuar se rreziku i destabilizimit dhe situata e sigurisë mes vendeve perëndimore dhe joperëndimore mund të çojë përfundimisht në njohje të reja të Kosovës……….

“Në ketë kontekst, ndoshta edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e kam fjalën për shtetet që vijnë nga e ashtuquajtura bota liberale demokratike, mund ta shohin si një lloj emergjence për shkak të rivalitetit që ekziston mes shtete liberale dhe joliberale, shteteve autoritare dhe vendeve demokratike liberale, që nga viti në vit kanë një polarizim në rritje mes tyre. Dhe së dyti, për shkak të rendit të ri botëror që mund të ndryshojë për shkak të zgjedhjes së Trump, por edhe për shkak të zhvillimeve në lidhje me të ashtuquajturin ‘rend i ri’ mes Kinës, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe SHBA” – potencoi Belzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

 

 

 

Continue Reading

Shkrime

‘Rithemelimi’ nuk përfaqëson të djathtën, por të kundërtën e saj

Nga Edvin Kulluri

Te jesh i djathte do te thote:

– te besosh tek zgjedhja e lire politike dhe jo tek mitizimi i udheheqesit;

-te besosh tek te drejtat natyrore te jetes dhe prones, pra nje sistemi gjyqesor te pavarur dhe jetes me dinjitet permes prones;

– te respektosh traditen e vendit apo komunitetit tend;

-ta shohesh historine si reflektim per te mos perseritur gabimet e shkuara;

– te duash tregun e lire, konkurencen, talentin dhe jo interesat e njeriu apo nje pakice sunduese njerezish;

-te duash vendin tend dhe jo te urresh vendin e tjetrit, pra te jesh patriot dhe jo nacionalist;

-te mendosh qe familja nga vjen dhe komuniteti ku jeton jane te vetmet lidhje organike te individit me te tjeret;

Te jesh i djathte eshte dhe me shume se kaq, por keto arsye mjaftojne qe te jesh i sigurte qe Partia Demokratike e Rithemelimit nuk perfaqeson te djathten por te kunderten e saj. Ndaj kush mendon se te jesh skllav i nje njeriu apo disa njerezve per nje cope buke apo nje rroge deputeti le ti bashkohet. Por i djathte nuk eshte.

Continue Reading

OPINION

Vula e Partisë apo vula e historisë!

Nga Arian Galdini
Sa luks të madh që ka Shqipëria.
Ka njerëz që ankohen por nuk revoltohen, ka njerëz që protestojnë por nuk besojnë, ka njerëz të zhgënjyer pa i gënjyer askush, ka njerëz antisistem që janë çdo ditë në simbozë me sistemin, etj.
Partitë mburren se kanë dhjetra mijëra anëtarë, por mezi mbledhin disa dhjetra protestues.
Udhëheqësit kanë qindramijëra apo miliona ndjekës por krejt pak të besuar e besues.
Vendi ynë ka qindra parti por pothuajse aspak pluralizëm.
Njerëzit ankohen pse ka këtu në tokën e shqipeve 700 parti apo siç thonë nga 1 parti për çdo banor në një vend të vogël me 3 milion banorë, por nuk u bën përshtypje që Shqipërinë po e sundojnë prej 1944 vetëm 3 Parti.
Shumë njerëz paradoksalisht ankohen për 697 partitë që nuk kanë asgjë në dorë, që nuk mbahen nga Buxheti i Shtetit, nuk marrin asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve, nuk kanë patur kurrë asnjë pushtet madje as pushtetin e tundësit të derës, por nuk gjejnë asnjë arsye për ta parë të vërtetën në sy se Shqipëria prej 1944 është sunduar nga vetëm 3 Parti, PPSH që u bë PS, PD dhe PL dhe nga 6 njerëz, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama.
Shumë njerëz cinikisht ankohen pse krijohen Parti të Reja, pse ekzistojnë Parti të Vogla apo Alternative, ama nuk kanë asnjë shqisë reagimi ndaj 3 partive që nuk lëvizin nga pushteti e kontrolli absolut i gjithçkaje në këtë vend prej 1944 e deri sot.
Ngado lexon e dëgjon shpoti e tallje, zemëratë e mllef, se përse dikush guxoi të krijonte partinë e radhës, ndërkohë pak kund lexon e dëgjon për problemin e vërtetë që ka Shqipëria, pra faktin se prej 1944 deri në 2024 është sunduar e marrë peng nga vetëm 3 Parti, 6 udhëheqës dhe një Klub Oligarkësh mes tyre.
Kush guxon të krijojë parti, na bezdis, na shqetëson, na lodh, është hajduti i radhës të cilin e dënojmë paradhënie se e paracaktojmë që edhe ai kërkoj copën, llokmën dhe që të vjedhë e bëjë si të tjerët.
Ndërsa këta Udhëheqësit Legjendarë të 3 Partive Historike të cilat janë prej 80 vitesh të vetëm e të pangacmuar të sundojnë pa asnjë konkurencë, mund të bëjnë çtë duan. Këtyre u lejohet gjithçka. Këtyre u justifikohet gjithçka se siç duket qenkan të pikuarit e Zotit a ndoshta e kanë me tapi Shqipërinë.
Kur shkruajta pak më lart se ne kemi njerëz të zhgënjyer pa i gënjyer askush, kisha ndërmend faktin se për mua e sipas meje, tashmë pas 33 vitesh, askush nuk mund të thotë se dikush nga Udhëheqësit e Pagabueshëm arrin të gënjejë ndonjë qytetar.
Nuk ekziston asnjë qytetar në Shqipërinë e 2024 që nuk e ka të qartë kristal se kush janë Sali Berisha, Edi Rama e Ilir Meta.
Nuk janë të gënjyer fare ata që mbështesin në vitin 2024, Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Aspak.
E kanë me zgjedhje.
Kush mbështet sot Sali Berishën, Edi Ramën apo Ilir Metën nuk mund të thotë kurrësesi se nuk e di kush janë këta e se po i mbështet se i beson e gënjehet, që nëse gjërat i dalin ndryshe ngasa i ka menduar, paskëtaj të zhgënjehet.
Jo. Të gjithë ata që sot mbështesin Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, nuk janë të gënjyer. Janë vendosmërisht dhe me vetëdije të rreshtuar.
A janë shumica e shqiptarëve këta të rreshtuarit?
Nuk di ta them këtë.
Mund të them që janë grupet kompakte më të strukturuara dhe më organizuara.
Ndaj për mua çështja e vulës dhe logos së PD, nuk ka asnjë ngjyrë emocionale apo poetikë lirie, demokracie a opozitarizmi.
Gjykata e Apelit i ka dhënë zgjidhje çështjes së vulës së PD, e njëkohësisht i ka vënë vulën historisë së Shqipërisë së pas 1944.
Ligjërisht, të rreshtuarit pas Sali Berishës kanë konfirmimin e prerë të Gjykatës, se mund të veshin uniformën me Logon e Flamujt e PD dhe të hyjnë në ndeshje edhe njëherë tjetër si çdo herë në 33 vitet e fundit me në krye Liderin e tyre Historik, përballë PS dhe Edi Ramës.
Mendojeni pak edhe njëherë shakanë historike, kur partia liberatore që rrëzoi diktaturën komuniste dhe shtatoren e diktatorit mizor Enver Hoxha, nëse ia sheh dhe analizon historinë del kthjelltazi si një parti që e ndërron Liderin Historik me një Lider Tranzitor vetëm kur ai historiku shkon në Presidencë ose në Lidership Sabatik. PD ka zgjedhur Kryetar me emër tjetër vetëm kur Sali Berisha u zgjodh President Republike dhe kur zgjodhi të bëhej Lider Sabatik nga Kulla e Ulajve.
Më tej, PD dhe Sali Berisha janë bërë i njëjti entitet.
Simbiozë e pandashme dhe fatale.
Realisht mund të themi se PD nuk ka as kuptim e as jetë pa Sali Berishën.
Në këtë pikë Gjykata e Apelit ka marrë vendimin më natyral me ligj e kanun.
Pyetja që më lind e më shqetëson thellësisht është kjo:
A është kjo Shqipëria që duam?
A është Shqipëria që duam vendi ku partia e lindur në 8 nëntor 1944 dhe e transformuar në 11 qershor 1991, ka arritur të ndërtojë cikle lidershipi fuqiplotë nga Enver Hoxha tek Ramiz Alia, e nga Fatos Nano tek Edi Rama ndërsa partia e parë opozitare e lindur në 8 dhjetor 1990 ka vetëm ciklin e plotë të Sali Berishës dhe disa cikle sporadike të abortuara të disa Kryetarëve të cilët edhe vetë nuk e besojnë që u ka rënë llotaria të jenë ca kohë Kryetarë Part Time të Partisë së Sali Berishës???
Atëherë çfarë zgjidhi vula?
Vulosi faktin historik se cikli i PD është përfundimisht cikli i Sali Berishës.
Sfida që ka Shqipëria sot është po e njëjta si në vitin 1990.
A do vazhdojmë me ciklin e partive që nuk ndryshojnë dhe liderëve që nuk lëvizin apo do bëjmë një betejë historike për pluralizëm politik dhe perëndimorizim të vendit tonë?
Zgjedhja dhe zgjidhja u takon shqiptarëve e nuk ka lidhje me vulën.
Nëse shqiptarët përsëri do të vijojnë të zgjedhin në shumicë partinë e Enver Hoxhës dhe Partinë e Sali Berishës, ish Sekretarit të Partisë së Enver Hoxhës, atëherë le të brohorasim të gjithë: Lavdi PPSH.
Continue Reading

OPINION

Nata e “thikave te gjata”/ Vula që shkon te Berisha rikthen në shtëpinë e madhe të penduarit e Bashës

Nga Artan Fuga

Ne fakt partia demokratike ka te drejte kur deklaron se eshte ora e bashkimit te te ikurve ne strehen e shtepise se madhe. Dhe keta vijne gjoja si te penduar, por pa pranuar asgje si peshe faji.
Loja politike do te behet pak para dhe pak pas zgjedhjeve te 2025. Ka edhe pak kohe…
Atehere do te jeté nata e “thikave te gjata”.
Ose doktori do t’i qeroje keta para zgjedhjeve duke mos i kandiduar, ose keta, po dolen deputete do flakin doktorin.
Ata po vijne te PD me gjithe vule!
Ja, kaq e thjeshte!
Bashkejetesen e te kundertave e ka pranuar vetem Herakliti!
As Ilir Vrenozi nuk e pranon!
Continue Reading

Shkrime

Rama dhe Kurti në luftë për liderin shqiptar, konflikt politik dhe personal

“Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës ka konflikte shumë të thella, të natyrës personale dhe politike. Në thelb është një luftë për supremaci, pra kush do të jetë lideri shqiptar, sepse në korpusin shqiptar këto dy role nuk janë të përcaktuara dhe Rama e Kurti e shohin veten si liderët kryesorë mbarëshqiptarë. Derisa të kristalizohen marrëdhëniet hierarkike mes tyre, ndoshta nuk mund të presim që të ketë takime të ndërsjella” – keshtu tha  politologu Ognjen Gogiç.
Duke komentuar faktin se kryeministri i Shqipërisë ka vizituar Prishtinën të hënën, por nuk është takuar me kryeministrin Kurti, dhe nuk ishte as në ngjarjen që shënoi përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit po atë ditë, sipas Gogiç kjo tregon ndër të tjera se nuk ka dashur të marrë pjesë në “triumfin e Kurtit”, sepse ishte ai qe do dilte “në skenë” teksa në atë tubim, ai dërgoi mesazhe mbarëshqiptare.

“Nëse Rama do ishte atje, do kishte një rol dytësor. Ai e gjykoi se ishte e pamatur politikisht që të merrte pjesë. U takua vetëm me Vjosa Osmanin në Prishtinë, gjë që tregoi se ai bën dallimin në lidershipin e Kosovës dhe se e njeh dallimin që ekziston mes tyre. Rama gjithahstu është takuar edhe me kryebashkiakun e Prishtinës dhe më pas dërgoi mesazhe kritike për qeverinë në Prishtinë. E gjithë kjo kur shikohet së bashku, tregon shkallën e konfliktit mes tij dhe Kurtit dhe që të dy përdorin çdo mundësi për ta nënvizuar këtë hendek mes te dyve” – vlerësoi Gogiç, duke theksuar se dt kryeministrat shqiptarë i ndajnë shumë gjëra, e njëra prej tyre është se Rama do donte të kishte një rol të caktuar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç kishte në kohën kur Hashim Thaçi drejtonte negociatat nga anën e Kosovës.

“Por Kurti nuk e dëshiron këtë. Ai nuk do që Rama të faktorizohet, por se është vetëm Prishtina që i përcakton kushtet e dialogut me Beogradin pa rolin e madh që mund te merrte kryeministri I Shqiperise. Kësaj Rama iu përgjigj në mënyrën e tij, duke tentuar ta margjinalizojë Kurtin duke bërë vetë një draft të statutit të asociacionit, duke folur për çështjen, por edhe për marrëveshjet si ajo franko-gjermane dhe në përgjithësi kritikoi politikën dhe qasjen e Kurtit në dialog. Dhe tani në Prishtinë ai kritikoi qeverinë e Kosovës teksa tha se ajo bën politikë të jashtme krahas funksionit të politikës së brendshme” – deklaroi Gogiç.

Kurti, shtoi ai, nuk është pa përgjegjësi për marrëdhënien siç ekziston, sepse dikur ai drejtoi fushata kundër Ramës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në të cilat kishte kandidatët e tij dhe mes tyre kishte edhe mosmarrëveshje përsa i përket Nismës së Ballkanit të Hapur, një nga propozuesit kryesorë të së cilës ishte Rama, ndërsa Kurti ishte kundërshtar i nismës dhe e perceptoi atë si një tradhti qe vinte nga Shqipëria……………

“Në marrëdhëniet e tyre janë kontestuese edhe marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçic, të cilët kanë një lloj partneriteti që Kosova asnjëherë nuk e ka parë me miratim dhe gjithmonë ka pasur frikë se do të margjinalizohet. Gjithashtu Rama kishte Marrëdhëniet shumë të mira me Hashim Thaçin, Rama e mbështeti Thaçin gjatë negociatave me Beogradin dhe para disa kohesh e vizitoi Thaçin në paraburgim në Hagë, gjë që Kurti e konsideroi si sulm ndaj vetes se tij, pasi kundërshtari kryesor politik i Kurtit vazhdon te jete Hashim Thaçi” – potencoi analisti politik.

Ai tha gjithashtu se është interesant fakti që Rama është takuar të hënën me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani pasi siç shprehet ai, të dy nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në të kaluarën.

“Marrëdhëniet e Ramës me Thaçin dhe Vuçicin dikur rëndonte edhe marrëdhëniet që kishte me Osmanin. Mirëpo, kohet e fundit ka pasur një çarje në marrëdhëniet mes Osmanit dhe Kurtit, dhe duket se Osmani në njëfarë mënyre po i kundërvihet Kurtit duke i dalë krah Ramës. Kjo në fakt tregon se marrëdhëniet mes liderëve shqiptarë janë shumë më të ndërlikuara dhe më komplekse sesa do të supozonim dhe se ato madje ndryshojnë në disa çështje kyçe të interesit të tyre kombëtar” – theksoi politologu Ognjen Gogiç

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING