Connect with us

Kosova

‘Nëse autonomia është problem, veriu le t’i lihet Serbisë’

Profesori britanik James Kerr-Lindsay, në një intervistë për median kosovare, i pyetur për mundësinë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë dhe a është sërish diçka e tillë në tavolinë, tha se kjo është një zgjidhje pragmatike në kuptimin e lejimit të Serbisë dhe Kosovës që të bëhen fqinjë të njohur, si anëtarë të OKB-së. ‘Kam dëgjuar shumë njerëz që flasin se nuk duan t’u lejojnë serbëve të Kosovës autonomi, atëherë mendimi im ishte nëse e shihni si problem, zgjidhja më e mirë është t’i lini veriun Serbisë, ndoshta në këmbim të territorit në jug të Serbisë dhe ta përdorin atë si bazë për marrëveshjen përfundimtare. Në anën tjetër, nëse të dyja palët mund të bien dakord për një sistem të autonomisë brenda Kosovës për serbët, është padyshim një opsion që duhet ta shqyrtojmë. Kur flas për shkëmbimin e territorit, është një zgjidhje pragmatike e problemit, por kjo nuk do të thotë se nuk pranoj zgjidhje të tjera pragmatike. Nëse Serbia dhe serbët nga Kosova pranojnë një lloj autonomie që i mban kufijtë siç janë tani, pse jo, pse do të ishin kundër” – theksoi profesori britanik. I pyetur nëse mendon se serbët do të pajtoheshin me një lloj autonomie, e cila do të sillte edhe një prani të madhe të pjesëtarëve të forcave speciale të Policisë së Kosovës, James Kerr-Lindsay u shpreh: Është e qartë se do ishte një akt provokues. Ne e dime dhe për këtë arsye pati kaq shumë kritika për dërgimin e forcave speciale dhe shpresoj që marrëveshja të përfshijë një seksion për autonominë e policisë. Kështu ndodh në shumë vende të botës. Unë jam nga Britania e Madhe dhe zona të ndryshme kanë forcat e tyre policore, por kur është fjala për kontrollin e kufirit për shkak të kontrabandës, do të kërkohet bashkëpunimi i serbëve me Prishtinën. Zakonisht kontrolli kufitar nuk shkon me autonomi, është përgjegjësi e autoriteteve qendrore. Mund të diskutohet autonomia e policisë në ato zona. Nga ana tjetër, duket e panevojshme mbajtja e kaq forcave speciale në veri, të cilat shumica i cilësojnë si provokim të panevojshëm, por me krijimin e asociacionit, nevoja për to do të zvogëlohej. Rreziku i dhunës do të zvogëlohoj. Kjo do të ishte shpresa dhe do të ishte pjesë e dialogut. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidents Vjosa Osmani, se pas sulmit terrorist në Banjskë, dialogu me Serbinë është i pamundur nëse Beogradi nuk vendos sanksione, profesori britanik tha se pyetja e madhe është se çfarë ndodhi në Banjskë, kush qëndron pas saj. “Ka teori të ndryshme dhe të dyja palët sigurisht që po mbajnë qëndrime të ndryshme. Prishtina thotë se pas saj qëndronin Serbia dhe Vuçiç, por është e rëndësishme të pritet përfundimi i hetimeve. Gjërat nuk janë aq të thjeshta. Mund të ketë pasur edhe në strukturat serbe të sigurisë që e kanë furnizuar atë grup me armë pa dijeninë e presidentit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos nxitohemi në përfundime – kjo është Serbia. Nuk po them se nuk ishte Serbia, por duhet të bëhet një hetim. Është e rëndësishme të thuhet dhe të pranohet se shumë nga ato që po shohim janë shkaktuar nga veprimet e qeverisë në Prishtinë, e cila u kritikua ashpër nga BE-ja, sepse me disa veprime dukej sikur donin të shkaktonin krizë. Shumë njerëz janë shumë të pakënaqur dhe nervozë për pasojat. Është e nevojshme të gjendet një zgjidhje politike, të zvogëlohen forcat speciale, të krijohet asociacioni, pastaj të ecet përpara dhe të ndërmerren hapat e ardhshëm”. – deklaroi profesori britanik.

Advertisement