Connect with us

Kosova

Perëndimi kërkon emrin që do zëvendësojë Kurtin/ Flet politikani serb

Politologu serb Vladimir Klajiç, duke komentuar takimin e liderëve të opozitës kosovare dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pretenduar se “BE dhe SHBA janë në kërkim të një kandidati për ndërrimin e pushtetit në Kosovë” –  shkruan tabloidi serb “Kurir” që është në shërbim të regjimit aktual në Serbi,

Klaiç ka thënë se opozita në Kosovë është shumë e vetëdijshme për qëllimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe se ata po mundohen të tregohen më të mirë të mundshëm dhe se kanë shumë më tepër për të ofruar sesa pozita.

“Mendoj se opozita kosovare është shumë më konstruktive në këtë drejtim dhe do ta shfrytëzojë këtë situatë për t’u treguar partnerëve ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha SHBA-ve se mund të ofrojnë më shumë nëse janë në pushtet. Pra, për opozitën është një tregues i qartë diplomatik se BE dhe SHBA po shikojnë edhe mundësinë e ndryshimit të pushtetit në Kosovë. Do shohim nëse Kurti do të vazhdojë të refuzojë bashkëpunimin dhe të jetë jo bashkëpunues. Ata tani kërkojnë alternativë në opozitë” – pretendon Klajiç

I pyetur nëse ekziston dikush që mund të udhëheqë një politikë tjetër, në marrëdhënie të mira me Beogradin, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, ai ka pretenduar se “nuk ka kush të merret me çështjen e mbrojtjes së komuniteteve pakicë”.

“Sigurisht që Hashim Thaçi ka qenë një partner më konstruktiv në këto negociata dhe Serbia duhet të shikojë se çfarë është realiste. Ne duhet të këmbëngulim në atë që të shohim se cili negociator mund të jep më shumë se Albin Kurti” –  ka theksuar  Klajiç.

Advertisement