Kronike
Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Peshkopi, raportohet për 4 të lënduar

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish SMT-ja.
Dy mjete janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar 4 të lënduar. Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

