Connect with us

Kosova

Serbia nuk është e përshtatshme për planin e zgjerimit të BE-së

Redaktori i Financial Times, Tony Barber, shkruan se asnjë vend nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian që prej futjes së Kroacisë në vitin 2013, por për të gjykuar rekomandimet e Komisionit Evropian, ka vërtet një vrull të ri pas projektit të ngecur të zgjerimit të Unionit.Brukseli po propozon hapjen e bisedimeve me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnje-Hercegovinën dhe bërjen e Gjeorgjisë një kandidate për anëtarësim. Të gjithë anëtarë te mundshëm – duke përfshirë gjashtë shtete ballkanike, por ka shumë të ngjarë jo Turqinë.

Sipas tij, mesazhi i përgjithshëm është i qartë: zgjerimi i BE-së është i dëshirueshëm, madje i nevojshëm, për shkak të rreziqeve që përballet Evropa pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Një shembull i qartë është Serbia, kandidatja më e madhe në Ballkan për nga popullsia dhe territory, e cila po bën shumë pak për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Kosovën. Politika e saj e jashtme është jo në përputhje me Bashkimin Europian, veçanërisht për shkak të afërsisë me Rusinë.

Serbia ka bërë përparim të kufizuar në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësia e medias është e dobët. Mosmarrëveshja e Kosovës është një pengesë e madhe për hyrjen e Serbisë në BE. Por jo më pak serioze është çështja nëse presidenti, Aleksandar Vuçiç, dhe partia e tij Progresive Serbe janë të sinqertë në lidhje me dëshirën për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh. Një lexim më realist i politikave të Serbisë sugjeron se objektivi kryesor i elitës në pushtet është thjesht të qëndrojë në pushtet. Kjo duke kufizuar opozitën politike dhe duke kontrolluar gjyqësorin, aparatin e sigurisë, sektorin publik dhe median në mënyra që sfidojnë vlerat themelore të BE-së.

Ku kanë çuar këto politika? Në korrik, SHBA njoftoi sanksione ndaj Aleksandër Vulin, ish kreut të agjencisë së sigurisë shtetërore të Serbisë dhe aleat i Vuçiçit, për përfshirje të supozuar në krimin e organizuar ndërkombëtar, operacionet narkotike, lidhjet me Rusinë dhe “promovimin e narrativave etno-nacionaliste që nxisin paqëndrueshmërinë në Serbi dhe Rajoni”.

Moska dhe Beogradi pretendojnë të drejtën dhe detyrën për të “mbrojtur” rusët dhe serbët etnikë që jetojnë jashtë shtetit amë. Në Ukrainë, kjo shërben si justifikim i Putinit për aneksimin e tokave që ai i konsideron pjesë të “botës ruse”. Për Serbinë, kjo nënkupton që jo vetëm Kosova, por Mali i Zi dhe Republika Srpska, pjesa e banuar nga serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës, duhet të jenë pjesë e një sfere politike të Serbisë së Madhe.

Qëllime të tilla janë krejtësisht të papajtueshme me anëtarësimin në BE, por problemi nuk ndalet me kaq. Vuçiç këtë muaj shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, me qëllim zgjatjen e qeverisjes së partisë së tij. Por në Serbi procesi është në ngërç dhe duke humbur besueshmërinë – duke hedhur dyshime nëse këto plane do të zgjidhin problemin e kthimit demokratik dhe jostabilitetit rajonal në Ballkan.

Kosova

Kurti shpesh dogmatik, Rama provokues me Ballkanin e Hapur, eksperti skanon ‘sherrin’ kryeministror

Rivaliteti mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut nga Shqipëria Edi Rama, sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti , bazohet në atë se kush do të jetë protagonisti kryesor i çështjes shqiptare brenda “botës shqiptare” dhe beson se mes tyre nuk ka dallime ideologjike që do të ishin të dëmshme për interesat e shqiptarëve në Ballkan.

“Rama kërkon harmonizim thuajse të plotë të qëndrimeve të faktorit shqiptar me qëndrimet e komunitetit ndërkombëtar, ndërsa Kurti si kryeministër i shtetit të ri, qëndrimet e tij i mbështet në ato që i quan shqetësime akute ekzistenciale, përkatësisht identitetin e brendshëm politik dhe shqetësimet gjeopolitike, që sipas tij, duhet të mbizotërojnë ndaj fleksibilitetit që duhet të ketë Prishtina ndaj skemave të fuqive të mëdha për rajonin tonë” – keshtu u shpreh Hoti.

Rivaliteti mes Ramës dhe Kurtit, beson ai, ndonjëherë krijon një shije të keqe dhe përshtypjen se nuk ka qëndrim të përbashkët për çështje me rëndësi kapitale për shqiptarët.

“Kjo na kujton mosmarrëveshjet e dikurshme historike mes eksponentëve të ndryshëm të elitës politike shqiptare, te cilet megjithatë, kaluan lehtë nga konflikti në konsensus përmes asambleve kombëtare” – theksoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare

Ai gjithashtu vlerësoi se pikëpamjet shpeshherë dogmatike të Albin Kurtit krijojnë nervozizëm dhe shije të keqe te amerikanët, gjë që e zvogëlon avantazhin e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.

“SHBA-ja ka një politikë afatgjatë dhe dëshiron ta tërheqë gradualisht Serbinë në kampin euroatlantik dhe po tregon durim në këtë proces. Unë shoh që Kurti nuk po jep mesazhin e duhur për çështje shumë të rëndësishme dhe mendoj se Rama te vetmin gabim qe beri ishte me provokimin me Ballkanin e Hapur,

kur me arrogancë kërkoi që Kosova të ishte pjesë e asaj nisme, të cilën ai e quajti të rëndësishme për paqen në Ballkanin Perëndimor.

Paqja në rajon do të varet nga disa faktorë të tjerë, si p.sh zhvillimi i luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka një ndikim të drejtpërdrejtë në Evropën Juglindore për shkak të elementeve etnike dhe fetare. Paqja varet nga ndryshimi që duhet të ndodhë në vendet tona. Elitat serbe duhet të kalojnë një proces de-ideologjizimi kurse shqiptarët duhet të kalojnë në një proces pragmatizmi dhe fleksibiliteti, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të kemi kërkesa dhe arritje maksimaliste në çështjen tonë kombëtare” –  theksoi Hoti.

Continue Reading

Kosova

‘Tradhtari’ Rama dhe lufta për supremaci e Albin Kurtit, politologu zbërthen skemën

“Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës ka konflikte shumë të thella, të natyrës personale dhe politike. Në thelb është një luftë për supremaci, pra kush do të jetë lideri shqiptar, sepse në korpusin shqiptar këto dy role nuk janë të përcaktuara dhe Rama e Kurti e shohin veten si liderët kryesorë mbarëshqiptarë. Derisa të kristalizohen marrëdhëniet hierarkike mes tyre, ndoshta nuk mund të presim që të ketë takime të ndërsjella” – keshtu tha  politologu Ognjen Gogiç.
Duke komentuar faktin se kryeministri i Shqipërisë ka vizituar Prishtinën të hënën, por nuk është takuar me kryeministrin Kurti, dhe nuk ishte as në ngjarjen që shënoi përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit po atë ditë, sipas Gogiç kjo tregon ndër të tjera se nuk ka dashur të marrë pjesë në “triumfin e Kurtit”, sepse ishte ai qe do dilte “në skenë” teksa në atë tubim, ai dërgoi mesazhe mbarëshqiptare.

“Nëse Rama do ishte atje, do kishte një rol dytësor. Ai e gjykoi se ishte e pamatur politikisht që të merrte pjesë. U takua vetëm me Vjosa Osmanin në Prishtinë, gjë që tregoi se ai bën dallimin në lidershipin e Kosovës dhe se e njeh dallimin që ekziston mes tyre. Rama gjithashtu është takuar edhe me kryebashkiakun e Prishtinës dhe më pas dërgoi mesazhe kritike për qeverinë në Prishtinë. E gjithë kjo kur shikohet së bashku, tregon shkallën e konfliktit mes tij dhe Kurtit dhe që të dy përdorin çdo mundësi për ta nënvizuar këtë hendek mes te dyve” – vlerësoi Gogiç, duke theksuar se dy kryeministrat shqiptarë i ndajnë shumë gjëra, e njëra prej tyre është se Rama do donte të kishte një rol të caktuar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç kishte në kohën kur Hashim Thaçi drejtonte negociatat nga anën e Kosovës.

“Por Kurti nuk e dëshiron këtë. Ai nuk do që Rama të faktorizohet, por se është vetëm Prishtina që i përcakton kushtet e dialogut me Beogradin pa rolin e madh që mund te merrte kryeministri I Shqiperise. Kësaj Rama iu përgjigj në mënyrën e tij, duke tentuar ta margjinalizojë Kurtin duke bërë vetë një draft të statutit të asociacionit, duke folur për çështjen, por edhe për marrëveshjet si ajo franko-gjermane dhe në përgjithësi kritikoi politikën dhe qasjen e Kurtit në dialog. Dhe tani në Prishtinë ai kritikoi qeverinë e Kosovës teksa tha se ajo bën politikë të jashtme krahas funksionit të politikës së brendshme” – deklaroi Gogiç.

Kurti, shtoi ai, nuk është pa përgjegjësi për marrëdhënien siç ekziston, sepse dikur ai drejtoi fushata kundër Ramës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në të cilat kishte kandidatët e tij dhe mes tyre kishte edhe mosmarrëveshje përsa i përket Nismës së Ballkanit të Hapur, një nga propozuesit kryesorë të së cilës ishte Rama, ndërsa Kurti ishte kundërshtar i nismës dhe e perceptoi atë si një tradhti qe vinte nga Shqipëria.

 

Continue Reading

Kosova

Përplasen si brirët brenda një thesi, ja çfarë po ndodh mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Në raportin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti, sipas historianit Stefan Radojkoviç, ka një dimension ndryshe nga ai qe mendojne disa analistë.

Kryeministri Rama e ka të qartë se administrata e Prishtinës varet nga ndihma dhe mbështetja e Perëndimit. Sjellja e Albin Kurtit në kuadër të dialogut të Brukselit dhe qëndrimi ndaj serbëve në Kosovë është një sjellje që tregon se ai nuk i dëgjon udhëzimet dhe direktivat e sponsorëve dhe mbështetësve perëndimorë dhe kjo gjykohet shumë keq, siç edhe e kemi parë në deklaratat e panumërta të zyrtarëve të huaj. Ky kanal deklarimesh dhe opinionesh shpesh kalojnë perms Kryeministrit Rama pasi ai nga perendimoret mendohet se eshte lojtari qe do te ndikojë te Kurti per te ndryshuar sjelljen” – deklaroi Radojkoviç.

Duke komentuar faktin se Rama nuk është takuar me Kurtin gjatë vizitës së tij të hënën në Prishtinë, por është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryebashkiakun e Prishtinës, ai u shpreh se një zgjedhje e tillë e Ramës është sinjal i qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka kufij të veprimit autonom deri në një masë, dhe deri në marrjen e masave të caktuara nga mbështetësit e tyre nga perëndimi që flasin edhe me zërin e Edi Ramës.

“Rama është përfaqësues i një vendi që është anëtar i aleancës së NATO-s dhe është një nga përfaqësuesit më me ndikim në popullin shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Tirana nuk është vetëm qendra e grumbullimit etnik të popullit shqiptar, por Shqipëria është gjithashtu një aktor kyç në marrëdhëniet brendashqiptare. Kemi parë se përpjekjet e Kurtit dhe administratës në Prishtinë për t’u imponuar si aktor kyç në marrëdhëniet ndërshqiptare çuan në rezultate shumë të këqija, pershembull në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, dhe e gjithë kjo është diçka që cenon pozitën e Tiranës” – deklaroi Radojkovic

Continue Reading

Kosova

Befason Xhejmi Shea: Ja fajtorët për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi…

Ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Xhejmi Shea ka folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbuloi disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngecjen e dialogut.

Sipas tij zgjedhjet në Serbi dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian sollën një ngecje të bisedimeve në Bruksel, por shtoi se me ekipin e ri negociator do të ketë avancim në këtë drejtim.

“Mendoj se ka dy arsye kryesore. Dua të them, para së gjithash, kishim zgjedhjet në Serbi, ku zgjedhjet komunale në Beograd duhej të përsëriteshin fundjavën e kaluar. Ma do mendja se kur je ende në fushatë zgjedhore, ky ka qenë rasti me presidentin Vuçiç në Serbi, përqendrohesh te zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë koha për kompromis politik, zgjedhjet nuk janë kohë për gjuhë të moderuar. Pa dyshim që Vuçiçi është përqendruar në çështjet e brendshme. Arsyeja e dytë janë zgjedhjet evropiane. Shpresoj që sapo të krijohet një ekipi i ri i BE-në, ndoshta me një negociator tjetër,  gjithcka mund te ristartoje, le të presim dhe të shohim me shpresë, se mund të fillojmë të ecim përpara. E kuptoj ndërkohë, natyrisht, zhgënjimin e kryeministrit Kurti dhe kosovarëve” – deklaroi ish zedhenesi I NATO-s.

Sipas tij, Kosova i përmbush standardet për Këshillin e Evropës, gjithashtu edhe janë përmbushur kushtet për heqjen e sanksioneve te vendosura ndaj saj, nga ana e Bashkimit Europian.

“Tani eshte koha qe drejtesia te vendoset ne vend dhe dialogu do të rifillojë me disa perspektiva të mëdha suksesi” –  deklaroi Xhejmi Shea.

Continue Reading

Kosova

SHBA do mbetet pa fjalë, Vuçiç paralajmëron stuhi argumentash për Parlamentin Gjithëserb

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, tha se do t’i përgjigjet Ambasadës Amerikane në Sarajevë, e cila njoftoi se konkluzionet e Parlamentit Gjithëserb nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, por, siç thonë ata, një paramendim për sulm.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vucic ka shkruar se mendon qe problemi është se “ata nuk janë mësuar me ekzistencën e shteteve të pavarura dhe sovrane, si dhe me liderë që nuk duan t’i bëjnë lajka, por të mbrojnë interesat e popullit të tyre.

Ambasada Amerikane në Sarajevë ka njoftuar më herët në rrjetin social X se konkluzionet e miratuara nga Parlamenti Gjithëserb në lidhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe shtetin e pavarur të Bosnjë-Hercegovinës i kanë rrënjët në dezinformata ligjore dhe janë plot gabime.

“Ato nuk përfaqësojnë mbrojtje të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, siç pretendojnë autorët, por një sulm të qëllimshëm ndaj asaj marrëveshjeje dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës” – thuhet në njoftimin e ambasadës ku dhe theksohet se “As Dejtoni, as Kushtetuta e Bosnjë dhe Hercegovinës nuk u japin entiteteve, as ndonjë organi tjetër nënshtetëror, të drejtën për t’u shkëputur, ndarë apo ndonjë sinonim tjetër për shkëputjen e shpikur nga udhëheqësit e RS, e cila nuk është shtet dhe mundet vetëm te ekzistojë brenda Bosnje-Hercegovinës dhe nuk ka subjektivitet ligjor jashtë Bosnje-Hercegovinës”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING