Connect with us

Kosova

Nuk ka shenja të mira/ Kurti për anëtarësimin në KE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën austriake “DerStandard”, ku ka folur ndër tjerash për dialogun me Serbinë, zgjedhjet potenciale në veri të Kosovës, çështjen e sigurisë në veri të vendit pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, si dhe për aspiratën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës.

Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Kurti ka thënë se kjo duhet të ndodhë para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, “disa shenja nuk janë të mira”, duke shtuar se “nuk dihet si do të duket bota pas dy viteve”.

“Jam optimist. Por është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve në BE dhe SHBA, sepse disa shenja nuk janë të mira. Nuk e dimë se si do të duket bota pas dy vitesh. Në vend të çlirimit të plotë të Ukrainës dhe përfundimit të luftës atje, ne kemi një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme. Si rezultat, ka më pak vëmendje për Ballkanin”- ka deklaruar Kurti.

Gjatë intervistes, Kurti ka folur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë – ku tregoi sërish se ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen e Brukselit, por ka shtuar se refuzimi ka ardhur prej presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që siç thotë Kurti “dashurinë dhe frikën ndaj Moskës e ka më të madhe sesa për Brukselin”.

Advertisement