Connect with us

Aktualitet

Ministri grek në Durrës, ndërpritet energjia elektrike gjatë takimit me Fredi Belerin në burg

Gjatë takimit mes ministrit grek të Shtetit, Stavros Papastavros dhe Fredi Belerit në burg në Durrës është ndërprerë energjia elektrike.

Sakaq mësohet se u tentua rikthimi i energjisë elektrike duke ndezur gjeneratorin, por rezultoi pa sukses.

Kujtojmë se prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve./balkanweb

Advertisement